E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Gjyqtarët pa imunitet; Topi: Vendime të drejta

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kërkoi hapësira ligjore për gjyqtarët, duke i lejuar ata të japin vendime të drejta dhe të pandikuara.

"Krijimi i kushteve ligjore që gjyqtarët të japin një vendim të drejtë dhe të pandikueshëm është një mbrojtje që kushtetutshmëria i jep jo gjyqtarëve, po qytetarëve të vet. Vetëm një gjyqtar i pavarur ka autorësinë të mbrojë dhe të japë drejtësi, jashtë ndikimeve të çdo forme. Vlerësoj se pavarësia e gjyqësorit përbën një nga shtyllat bazë ku duhet të mbështetet shteti i së drejtës, sipas vlerave të demokracive ku dëshirojmë të integrohemi. Është e nevojshme që ky koncept të pranohet së pari nga vetë gjyqtarët", tha Topi.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, theksoi se gjyqtarët nuk duhet të qëndrojnë mbi ligjin, ndërsa i mëshoi fort idesë së pavarësisë së gjyqësorit. Ai tha se qytetarët duhet të kenë besim tek gjykata, për të arritur deri në këtë pikë është e nevojshme që gjyqësori të zbatojë me korrektësi ligjin dhe të mos marrë ryshfet.

"Çfarë kuptojmë ne me drejtësi efektive? Drejtësia me barazi para ligjit. Të gjithë të kenë akses në gjykata dhe të trajtohen me barazi. Asnjë hetim nuk zhvillohet pa u hequr imuniteti. Nëse dëshironi të përmirësoni perceptimin e publikut, gjyqtarët nuk duhet të jenë mbi ligjin, veçanërisht mbi ligjin penal. Drejtësia efektive kërkon edhe një rregull ligjor, që ligji të jetë i saktë dhe të zbatohet me përpikëri. Është që drejtësia të jetë efektive dhe sistemi gjyqësor të jetë mundësia më e mirë për qytetarët për të zgjidhur problemet e tyre.  Dua të përmend dy fusha, e para ka lidhje me transparencën. Transparenca është thelbësore për qytetarët që ata të marrin pjesë si dhe të lejojë kritikën dobiprurëse për zgjidhjen e problemeve. Për drejtësinë efektive është i nevojshëm edhe pavarësia. Gjyqësori duhet të jetë i lirë prej ndikimit politik, që të jetë i fortë dhe i pavarur”, theksoi ai. /Start/

                                                                                             2012-05-14 10:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›