E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu-Haxhinasto: Përmirësim të klimës së biznesit

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka deklaruar se klima e biznesit në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm dhe se tashmë është koha e duhur për një prezencë më të madhe të investitorëve amerikan në Shqipëri.
Gjatë një takimi me Zv.kryeministrin dhe njëherësh ministrin e Ekonomisë Edmond Haxhinasto u ra dokort për më shumë investimet amerikane në Shqipëri.
 

Nga ana e tij, ministri i ekonomisë Haxhinasto tha se qeveria shqiptare mirëpret investitorët amerikanë në sektorët prioritarësi energjetika, hidrokarburet dhe industria minerale.  Në këtë kontekst, Z. Haxhinasto dhe Z. Arvizu shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet pozitive të Projektit TAP dhe rëndësinë që ai ka për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit.
 

Zv. Kryeministri dhe Ministri i METE vlerësoi se SH.B.A është aleati strategjik dhe ekonomik për Shqipërinë dhe u shpreh se, prioritet i punës së tij do të jetë thithja e Investimeve të huaja, paketë e re incentivash për të gjithë sektorët e ekonomisë, inkurajimin e prodhimit vendas dhe të eksporteve "Made in Albania", kryerja me sukses të procesit të privatizimeve strategjike, me objektivin final rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha fushat.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›