Tension në Arabinë Saudite, policia përleshet me shiitët

Forcat e Arabisë Saudite kanë qëlluar dhe plagosur disa protestues shiitë, në qarkun Katif. Protestuesit kërkonin lirimin e të burgosurve shiitë, përfshirë klerikun Mimer al-Miner.
Autoritetet thonë se nuk ka të plagosur, ndonëse dëshmitarët pohojnë të kundërtën. Monarkia frikësohet se protestuesit shiitë mund të përshkallëzojnë protestat, ashtu sic ndodhi në Bahrejnin fqinj, ku shumica shiite udhëhiqet nga mbretëria sunite.
Shiitët përbëjnë 10 për qind të popullsisë 23 milionëshe saudite.