E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama forcon lidhjet me Izraelin

Presidenti Barack Obama do të nënshkruajë sot legjislacionin që zgjeron lidhjet ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Nënshkrimi i projektligjit në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë vjen një ditë para vizitës në Izrael të sfiduesit të pritshëm republican, Mitt Romney. Zoti Romney ka kritikuar presidentin lidhur me qëndrimin që ka mbajtur ndaj Izraelit dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu. Ai ka në plan të takohet me zotin Netanyahu gjatë vizitës së tij.

Zoti Obama po kërkon të marrë mbështetjen e votuesve hebrenj në disa shtete të rëndësishme, përfshi Floridan ku mund të ketë skepticizëm lidhur me mbështetjen e tij për Izraelin. Ai vizitoi shtetin hebraik gjatë fushatës së tij të parë për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2008 por nuk ka shkuar në Izrael që kur morri postin e presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›