Arvizu: Hetimet, pasoja nëse kërcënohet Ina Rama
TIRANE-Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu tha dje në një intervistë për "ABC News" se 21 janari duhet të hetohet plotësisht. Ai shtoi se do të ketë pasoja në qëndrimin e SHBA nëse dikush flet me gjuhë kërcënuese për Ina Ramën.
Media ka qenë e ndarë me axhendën e Bashës në Uashingon. A ishte ajo vizitë zyrtare?
Mesa kujtoj ka qenë shumë i zënë. Para se të futeshim në këtë intervistë kam parë që ka folur në Zërin e Amerikës. E kam takuar herën e kaluar përpara se të nisej në Uashington, mezi po priste që ta bënte këtë vizitë. Ka qenë në Uashington për disa ditë, është takuar me ambasadorin Riker, që është zv.ndihmës sekretar i Shtetit për çështjet ballkanike dhe për Shqipërinë, ka takuar gjithashtu disa miq të tij që nga periudha kur ka shërbyer si mninistër i jashtëm, gjithashtu dhe gjatë kohës që ka punuar në Kosovë në 1999. ka mbajtur një fjalim në universitetin John Hopkins që ëhstë universitet shumë i famshëm për çështjet ndërkombëtare. Është takuar me kryebashkiakun e Uashingtonit. Ai sonte ose nesër niset për në Nju Jork, kështu që mesa duket ka pasur një axhendë shumë të ngjeshur. Ndonëse është i ri si ministër i Punëve të Jashtme, disa njerëz e kanë parë atë si një yll në ngritje në qiellin politik shqiptar dhe pres me kënaqësi që të flas me të kur ai të kthehet dhe të dëgjoj prej tij disa prej përshtypjeve të tij nga vizita në SHBA.
Për ju është një yll në ngjitje në politikën shqiptare Lulzim Basha?
Sigurisht, mendoj që është e drejtë ta themi këtë. Nuk e di ekzaktësisht sa vjeç është, është afërsisht 30 e ca vjeç, është kryetar i bashkisë së tiranës, është një arritje shumë e madhe dhe për respektin që kam për politikanët që janë diku në të 50-tat apo në të 60-tat, mendoj se gjithashtu është e rëndëishsme që të ketë gjak të ri, sepse duhet të ketë... freski. Para dy javësh kam ndjekur konventën e Fressh. Nuk e di kur do të jetë kongresi i të rinjve të PD-së, por sigurisht pres me kënaqësi të shkoj aty. Është një gjë e mrekullueshme kur njerëzit përfshihen në politikë në një moshë të re, sepse duhet të ketë rinovim. Gjithashut jam i interesuar me identifikimin e të gjithë yjeve që po vijnë në këtë parti apo në parti tjetër, në botën e shtypit apo të zbavitjes. Është cikli i jetës dhe është ngazëllyese.
Ka një lloj perceptimi që hetimi mbi 21 janarin po shndërrohet më shumë në një shou mediatik, madje shumë të dhëna hetimesh po bëhen publike. Ka zëra se vetë prokurorja e përgjithshme foli më shumë se çduhet në intervistën e Klan. Ju e ndani këtë mendim? A mund të jetë performanca e saj një diskutim legjitim? Mund të ketë ndoshta edhe kritikë shumë të fortë dhe përgjigjja është: po absolutisht po, sepse performanca e saj dhe e zyrës së saj është një subjekt legjitim që njerëzit mund të flasin rreth kësaj. Mendoj se ka edhe një kufi dhe kufiri qëndron që nëse e tejkalon këtë këtë kufi dhe pastaj hidhemi në sferën e kërcënimeve të nënkuptuara, të kanosjeve, qofshin këto nga njëra anë apo nga ana tjetër, nuk ka rëndësi nga cila palë, nëse tejkalohet ky kufij atëherë kjo përbën një problem sa i përket SHBA-së. E di që duhet të jem shumë i hapur, në ditët e fundit disa prej retorikave kanë dërguar pak ajër të ftohtë në ambasadën e SHBA-së, kjo mund të thuhet edhe për Uashingtonin. Për të tretën herë dua të theksoj faktin se performanca, sjellja e zyrës, sjellja e saj personalisht është një subjekt legjitim që njerëzit mund ta kritikojnë sepse ajo duhet të japë llogari sikurse të gjithë, por përsëri ka një kufij që sduhet tejkaluar. Për ndryshe mund të ketë pasoja.
Kur thoni 'pasoja' me qëndrimin e SHBA për atë çka presin nga sjellja politike, institucionale në Shqipëri?
Pasojat për të cilat unë flas, sërish kthehemi te koncepti i të vërtetës dhe i drejtësisë. Dhimbja që shqiptarët kanë ndjerë dhe këto katër familje veçanërisht. Ka shumë pyetje që njerëzit kanë kur i rikthehemi asaj dite të tmerrshme se përse. Unë kam qenë shumë zëfortë lidhur me çështjen që duhet të ketë një hetim gjithëpërfshirës, me vdekjet e shkaktuara nga armët e zjarrit, këto ishin të tmerrshme, duhet të ketë llogaridhënie për këtë. Ka prova të cilat do të shfaqen në gjykatë në kohën e duhur. Është e rëndësishme se cilat ishin rrethanat që çuan në këtë ngjarje. Pikëpamjet e mia kanë bërë të njohura, kanë qenë të skicuar që nga fillimi, që nuk do të ishte një demonstratë e rregulltë ndryshe nga gjithë demonstratat e tjera ishte menduar që të ishte e dhunshme që të provokonte një përgjigje të fortë. Prokurorja e Përgjithshme ka bërë vendimin që të mund të kërkonte heqjen e imunitetit për tre deputetë socialistë. Kjo nënkupton që ata janë fajtorë për ndonjë krim, ndoshta mund të shpjerë drejt saj, por kjo mund të lehtësojë hetimin. Hetimi duhet të vazhdojë me një mënyrë shumë teknike dhe në formë shumë ligjore. Ka edhe një përmasë njerëzore në gjithë këtë. Nëse mund të jem i hapur dhe i sinqertë me PS-në, ajo që ka qenë zhgënjyese për mua, do të kisha dashur, kurrë nuk është vonë, por do të kisha dashur që të mund të kishte pasur më shumë një shprehje të keqardhjes nga ana e PS-së për rolin e tyre në kontribuimin e situatës që është zhvilluar në 21 janar. Tani e di që ka pikëpamje të ndryshme sesa fajtorë kanë qenë, nëse ka qenë e organizuar etj, por qartazi ka pasur një rol. Një person që është afruar më shumë të paktën në të pranuarit ka qenë Ben Blushi kur ai është shfaqur në Top Story dhe ka thënë se nëse më shumë deputetë të PS-së do të kishin qenë në krye të demonstratës, sikurse në pjesën më të madhe të demonstratave, këta katër persona nuk do ishin vrarë. Policët nuk do ishin gjakosur nga gurët, edhe shishet molotov që janë hedhur drejt tyre. Kjo është më e afërta që unë kam dëgjuar nga PS-ja, por do kisha dashur ti dëgjoja më shumë prej tyre. Kjo është ajo që unë nënkuptoj me natyrën gjithpërfshirëse të kësaj. Ka një përmasë politike dhe kjo duhet të zhvillohet në një mënyrë tjetër. Për SHBA-në, përqëndrimi, fokusi është në ruajtjen e integritetit të hetimit ligjor, duke u përpjekur që të merret drejtësi, duke u zbuluar e vërteta, ky është qëllimi.
Marrja e politikës me hetimet, nevojën e vendosjes së një balance mes atyre që organizuan dhe atyre që shkaktuan vrasjen e katër personave ka krijuar një moment që ngjan sikur po kërkohet kapital politik mbi atë që ëhstë duke ndodhur. Nëse palët i kanë vënë emra të ndryshëm 21 janarit dhe drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, a ka SHBA një emër për atë që ka ndodhur në 21 janar?
Dukej sikur ka pasur indikacione që ndoshta një nga armët që është përdorur nga garda mund të jetë ndryshuar tyta. Kjo mund të shfaqë mundësinë e një mbulimi. Nuk ëhstë kjo që po them, por mund të ketë disa gjëra paraprake të cilat shfaqin një mbulim. Kjo gjë duhet hetuar sepse drejtësia duhet ta mbajë politikën sa më larg të jetë e mundur. Kam zhvilluar shumë biseda me kryeministrin dhe ai është shumë i frustruar madje i zemëruar me mënyrën se disa prej këtyre janë shpalosur. Duke qenë shumë i sinqertë, unë jam shumë...lidhur me ndjenjat e tij. Mënyra se si është hartuar demonstrata që të ishte e dhunshme, gjithashtu Këshilli i Ministrave ëhstë sulmuar fizikisht nga kjo turmë. Kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë një demokraci. Nga një nivel kam shumë simpati për frustrimin, zemërimin. Si do të ndiheshim nëse nëse do të ishim zgjedhur në mënyrë demokratike për të qenë kreu i qeverisë dhe papritmas është kjo skenë më turmë jashtë? Nuk është kjo mënyra sesi duhet të funksionojë demokracia. Pasi është pastruar çdo mbeturinë dhe pastaj vazhdon hetimi, duhet të ketë një kurs gjyqësor. E kuptoj që mund të ketë një kurs politik dhe ka gjithashtu zhvillime, si për shembull komisioni hetimor parlamentar. Sa më përket mua ai ka zero qëndrim, ai ka pozitën zero.
Trojka ka folur për President konsensual. Cfarë nënkuptoni me konsensus kur në Shqipëri kanë dhënë më shumë produkte joefektive sesa të vlefshme, jo vetëm për çështejne e Presidentit, por edhe për ndryshimet kushtetuese. Do të vlente më shumë një konsensus mes aktorëve politikë që mudn ta kenë të ardhmen e tyre më të shkurtër sesa ajo e kreut të ardhshëm të shtetit, apo për një kushtetutë në respektin e plotë të saj gërmë për gërmë?
Do të shpresoja që së paku të mund të ketë një konsulim të sinqertë mes palëve në mënyrë që të arrihet, ndoshta të shpresojmë në një zgjedhje konsensuale. Ajo që është e rëndësishme është që duhet të ketë konsultime dhe nëse është e mundur pse të mos bëhet me raundin e parë. E di që mund të shkohet në raudin e dytë, të tretë dhe të katërt..
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)