Të mendosh progresiv
Të shpjegosh sistemin e taksimit në Shqipëri, kur asnjë pjesëtar i popullatës përveç shefave të fi nancës së ndërmarrjeve apo institucioneve nuk di ta përllogarisë, është e vështirë. Ndryshe nga popullata amerikane, e cila çdo vit plotëson formularin e të ardhurave, apo europianët ku taksapaguesit janë në dijeni të parave që ju mbahen, në vendin tonë nuk ekziston kjo kulturë. Dhe si gjithmonë e përherë, mungesa e kulturës ndjell lulëzimin e sharlatanëve. Kjo ka ndodhur në vendin tonë. Duhet goxha injorancë që ta konsiderosh taksën progresive marksiste dhe atë të sheshtë kapitaliste. Të tillë guxim e kanë vetëm ata që nuk marrin vesh nga ekonomia, njerëz me pathos që vetëm padituria ta jep, dhe të cilët në politikën shqiptare janë me bollëk, dhe kampionatin e kryeson si gjithmonë kryeministri ynë.
Sot në Shqipëri konkurrohet nëse duhet aplikuar taksa e sheshtë, apo ajo progresive, dhe secila prej tyre është bërë flamuar në kampet politike. Për fat, për herë të parë, kryeministri shqiptar është besnik i idealit të djathtë ku e ka futur veten në moshën e tretë, dhe i sinqertë me rreshtimin politik. Taksa e sheshtë, aplikohet në vendet me administratë të dobët dhe të korruptuar fiskale; ku shteti është autoritar dhe me liri të cunguara; ekonomia informale dhe me kriminalitet e trafiqe; ndërsa popullata me njohuri të ulëta të demokracisë. Kjo është Shqipëria sot. Në krahun tjetër, opozita kërkon aplikimin e taksës së progresive. Në rrafshin institucional, kjo kërkon ndërtimin e një administrate të fortë e profesionale; sistemi ligjor kompleks dhe harmonik; sistemi taksambledhës të drejtë dhe efiçent. Kjo është rruga që të çon drejt botës së përparuar dhe një shoqërie të drejtë.
Duke ardhur tek koncepti social i kësaj takse, ka shumë arsye që e bëjnë atë të nevojshme, por le të themi vetëm tre që e bëjnë të domosdoshme për aplikim. Duke e nisur nga e para, shëmbëllen sikur në taksën e sheshtë, ka më shumë barazi sociale, se në atë progresive, por ja që e kundërta është. Marrim një shembull hipotetik: Një biznesmen që ka një supermarket dhe fiton 10 milionë euro, paguan një milion si taksë të sheshtë, ndërkohë një qytetar që ka rrogën 300 euro, paguan 30 si taksë. Shteti për të vajtur klientët tek supermarketi i biznesmenit, bën rrugë, kanalizime dhe elektrifikim, ndërsa shumë prej qytetarëve nuk do shkojnë ndoshta as edhe një herë në këtë supermarket. Ja një arsye pse biznesmeni duhet të paguajë më shumë, pasi Shqipëria, po bëhet për të gjithë, por për ca më shumë, dhe për shumë të tjerë më pak.
Së dyti, nga paratë e taksuara, shteti zhvillon arsimin, nga i cili përfiton individi, por mbi të gjitha përfiton biznesi nga krahu i kualifikuar i punës. Dhe është matematike që mbivlera e krijuar si rezultat i krahut të kualifikuar të punës, është baza e fitimit të lartë, ku punëtori merr rrogën, ndërsa punëdhënësi shumë më tepër.
Së treti dhe e fundmit ndër shumë argumente të tjera që mund të thuhen, por për shkak të vendit dhe durimit të lexuesit nuk mund të përmenden, një arsye e nevojës së aplikimit të kësaj takse, është për shkak të shfrytëzimit të resurseve të këtij vendi. Ky vend është bërë nga të gjithë, dhe na është lënë në përdorim nga brezat e shkuar, që ne t’ja u lëmë trashëgimi brezave që vijnë. Por ne sot po shfrytëzojmë resurse të cilat nuk janë të rinovueshme, si mineralet dhe nafta; po konsumojmë materiale natyrore që duan më shumë se dy deri katër breza të vijnë në stadin kur ne filluam ti asgjësojmë si pyjet dhe lumenjtë; apo getizim i kilometrave të tëra të bregdetit, të cilat nuk mund të kthehen rishtas në parametra normalë. Që të gjitha këto biznese përfituese nga shfrytëzimi i burimeve të sipërcituara, duhet të paguajnë më shumë për të rikuperuar pjesërisht dëmin e shkaktuar, por edhe për të pasur mundësi që shumat e grumbulluara, shteti ti përdorë në drejtim të zbutjes së efektit shkatërrues ndaj ambientit por edhe të investojë në degë të ekonomisë që do jenë e ardhmja e përshtatshme e këtij vendi.
Taksa progresive duhet zbatuar për shumë arsye, pasi ky vend është i varfër, por nëse nga numri i popullsisë, heqim atë pesë përqindësh që zotërojnë gjysmën e pasurisë së tij, është edhe më i varfër. Taksa progresive nuk është uria që vret lopën, por rregullatori që i jep të hajë, aq sa të japë qumësht dhe mos ngordhë nga e ngrëna pa masë e tertip në grazhdë. Është ai mekanizëm, që me paratë e mbledhura, shteti të ketë mundësi që zonat informale tipike si Bathorja, mos jenë vetëm krahu i lirë i punës, dhe serbatori krahinor i votave të kryeministrit, por qyteza e kryeqytetasve të rinj, të cilët meritojnë një jetë dhe të ardhme europiane, me mëndje të lirë. Taksa progresive është një mekanizëm i shpikur nga mendjet e iluminuara të mendimit progresist perëndimor, për ti bërë shoqëritë më të barabarta, shtetasit pjesë të shtetit dhe barazinë sociale në mos një realitet, të paktën një objektiv të dukshëm. Këtë natyrisht nuk mund ta kuptojnë plebenjtë fisnorë të kthyer në patricë klanorë të vonë të kësaj rrëmuje që quhet kapitalizëm shqiptar.