E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Imuniteti, pengesë për hetimin e zyrtarëve

TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha sot se në Shqipëri ka kufizim të hetimit ndaj zyratrëve të lartë.

Duke folur në konferencën e organizuar me rastin e përfundimit të programit të përbashkët Sfidat e Mijëvejçarit kërkoi ndryshimin e legjislacionit lidhur me kufizimin e imunitetit për zyrtarë të lartë.

Sipas ambasadorit çdo person duhet të hetohet, por sipas tij imuniteti pengon hetimet e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive.

“Shqipëria është i vetmi vend që kufizon veprimtaritë hetimore që mund të bëhen për gjyqësorin dhe për personat publik për shkak të imunitetit- tha Arvizu.

Gjatë kësaj kohe të implementimit të këtij programi, Arvizu tha se ka patur suksese dhe dështime, duke veçuar dështime nga të cilat duhen nxjerrë mësime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›