Berisha-Molnar Shqiperia ka pesuar ndryshime te medha
Kryeministri Berisha priti sot në një takim ambasadorin e Hungarisë në Tiranë, Sandor Molnari, me rastin e përfundimit të detyrës së tij në vendin tonë.
Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri e falënderoi dhe i shprehu mirënjohje ambasadorit Molnari për mbështetjen e jashtëzakonshme që Hungaria i ka thënë në vazhdimësi Shqipërisë, si për anëtarësimin në NATO, për liberalizimin e vizave dhe për të gjitha hapat dhe stadet e projektit madhor kombëtar, anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Ambasadori Sandor Molnari e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe, si dhe për mbështetjen që ai dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë në misionin e tij në Tiranë.
Molnari i rikonfirmoi Kryeministrit se Hungaria do të vijojë të jetë një mbështetëse e zjarrtë dhe entuziaste e Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare në të gjithë përpjekjet për integrimin në Bashkimin Evropian, por edhe mbështetëse e aspiratës evropiane të rajonit në tërësi.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, të bazuara mbi një traditë të gjatë historike të miqësisë midis dy popujve, si dhe u rikonfirmua vullneti i të dy vendeve dhe qeverive për t’i zgjeruar, thelluar, e konsoliduar edhe më tej këto marrëdhënie në të gjitha fushat, në veçanti në fushën ekonomike dhe në thithjen e investitorëve hungarezë në Shqipëri.
Ambasadori Molnari theksoi, gjithashtu, se ka qenë personalisht një dëshmitar i ndryshimeve të jashtëzakonshme që Shqipëria ka pësuar gjatë këtyre viteve të fundit dhe vlerësoi progresin qartësisht të dukshëm e të shënuar që vendi ka realizuar gjatë kësaj periudhe, si anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe ecja me shpejtësi drejt anëtarësimit të plotë në BE.
Njëkohësisht, ambasadori Molnari vlerësoi arritjen tjetër madhore të kombit shqiptar, pavarësinë e Kosovës, duke theksuar kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë me rolin e saj konstruktiv e promovues të paqes, bashkëpunimit e miqësisë në rajon.
Duke i shprehur edhe një herë mirënjohje për Hungarinë, për Kryeministrin Orban, për vëmendjen dhe kontributin e madh e miqësor në mbështetje të Shqipërisë, Berisha e mbylli takimin duke vlerësuar edhe një herë kontributin e ambasadorit Molnari në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve, ndërsa theksoi se edhe pas përfundimit të detyrës në Tiranë, ambasadori Molnari vijon të mbetet një mik i ngushtë dhe i vërtetë i Shqipërisë e shqiptarëve.