Fier, gruaja djeg burrin me vaj të nxehtë
FIER- Një ngajrje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit, ku gruaja ka vrarë burrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 janari ku Dallëndyshe Kasa ka djegur me vaj të nxehtë bashkëshortin 60- vjeçar, duke I shkaktuar vdekjen.
Nga njoftimet e policisë thuhet se gruaja është shtruar në spital si pasojë e djegieve që ka pësuar.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar gruan do vrasë burrin e saj.