E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Integrimi kërkon më shumë kompromis

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu I ka kërkuar kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli të bashkëpunojë më shumë për të ruajtur kursin e integrimit. Duke folur në konferencën e organziuar në Tiranë me vendet e “Kartës së Adriatikut”, ambasadori Arvizu theksoi se integrimi euroatlantik kërkon më shumë bashkëpunim dhe kompromis.
 

“Integrimi euroatlantik kërkon angazhim dhe si i tillë ky angazhim bie mbi parlamentin. Dhe duke qënë se këtu ndodhet edhe kryetarja e kuvendit do të kërkoja më shumë kompromis. Debate i shëndetshëm është mjaft me rëndësi” ka theksur Arvizu.
 

Ai gjithashtu ka theksuar se SHBA-ja është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjitha vendet e rajonit për të ruajtur sigurinë në botë ndërsa ka shtuar se SHBA-ja nxit Bosnjen dhe Maqedoninë për të vazhduar përpara me planet e tyre për anëtarësim.

Ambasadori insistoi se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mbështet politikën e dyarve të hapura ndërsa vendet e “Kartës së Adriatikut” po ofrojnë ndihmën e tyre në misionet e NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›