E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ti vihet dylli kujt i hedh mbeturinat ne rruge

Mjedisi Peshkopi

Kryeministri shqiptar Sali Berisha nga Peshkopia ka rimarre dje ceshtjen e mjedisit por nuk ka cekur zhvillimin e fundit qe dje eshte iniciuar nga shoqeria civile pas kthimit te ligjit te importimit te mbeturinave urbane. Ne nje takim me kreret e komunave dhe bashkive te zones verilindore te vendit kreu i qeverise shqiptare u ka dhene me shume kompetence qeverisjeve vendore per te marre masat e duhura per mjedisin. Nje kerkese te vecante kam per secilin prej jush dhe eshte ceshtja e pastertise se mjedisit nje ceshtje themelore. Kete problem e kemi sepse ne vinim nga nje periudhe vuajtjesh e mundimesh. Une kam qene ketu ne vitin 86 dhe kam qendruar tre muaj. Gjate kesaj kohe me ka rene rasti te shkoj ne fshatra dhe nuk kam gjetur shtepi me te pastra se shtepite e familjet ku une kam pire kafe apo kam ushtruar detyren. Por tani jane miliona turiste qe vijne ne Shqiperi shohin rruget e rrugicat tona dhe sa shohin plehrat mendojne keq per ne. Dua tju them haptas se gjeja me e zakonshme qe me ngrene te huajt ne zyre jane plehrat dhe kane shume te drejte. shte faktuar gjithashtu se 40 per qind e vdekjeve vijne nga ndotjet e ujit ajrit dhe tokes. Ndaj ju si te zotet e shtepive te komunave eshte ne detyren tuaj me paresore qe te merrni cdo lloj veprimi per nje territor te paster. Ne qofte se ne nuk e ndryshojme me shpejtesi kete gje ne i bejme vetes nje dem te cilin se paku nje dekade do te na duhet ta riparojme. Ne na duhen turistet dhe une ju them se jemi ne kohe kritike. Nuk ka gje me te rendesishme ndaj nuk duhet ta injorojme. Qeveria eshte e vendosur te beje gjithcka per tju ndihmuar por qeveria nuk mund te beje kurre ate qe mund te beni ju. Atyre qe ju hedhin ambalazhet dhe mbeturat ne rruge veruni dyllin. Kemi shume respekt per ta kemi vendosur kuadrin ligjor me te favorshem ju u merrni takse 1.5 per qind te xhiros dhe ata abuzojne dhe hedhin ne rruge ambalazhin qe konsumojne. Ndaj duhet ta marrim kete me seriozitetin me absolut deklaroi Kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›