E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja se si i dhunohen fëmijët palestinezë nga ushtarët izraelitë

Në videon e shoqëruar nga një reportazh i zgjeruar, tregohet sesi ushtarët e armatosur dhunojnë fizikisht dhe psikologjikisht fëmijët, duke i detyruar me forcë të qëndrojnë zgjuar, ndërkohë që i marrin vazhdimisht në pyetje.

Ja si e tregon “The Independent” këtë histori: “Djali, i vockël e i dobët, mezi rri zgjuar. Me zor e mban kokën drejt, derisa i bie mbi gjoks. ‘Ngrije kokën, shpejt!’, bërtet njëri prej ushtarëve, duke e qëlluar me shpullë. Por djaloshi nuk mundet, nuk ka fuqi, pasi nuk ka vënë gjumë në sy në 12 orët e fundit, qysh kur u nda nga prindërit nën kërcënimin e armës. ‘Shpresoj të më lini të ik’, pëshpërit, ‘që të fle pak’”.

Tabloidi jep edhe një statistikë: rreth 7 000 mendohet se është numri i fëmijëve palestinezë të moshës 12-18 vjeç, të arrestuar dhe gjykuar në gjykatat ushtarake izraelite që nga viti 2000, sipas një raporti të Mbrojtjes së Fëmijëve të Palestinës (DCIP). /Start/E. Bylykbashi/

                                                                                             2011-08-29 15:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›