Topi: Jeta e myslimanit pasurohet nga agjërimi

“Çdo vit jeta e një besimtari mysliman pasurohet nga një formë e veçantë e shprehjes së besimit dhe të shërbimit ndaj të Plotfuqishmit përmes Muajit të Shenjtë të Ramazanit”, shkruan presidenti.
“Në këto momente të gëzueshme e të lumtura për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo ndodhen, shpreh urimet e mia më të ngrohta e të përzemërta për ju dhe familjet tuaja që kjo ditë e bekuar t’ju gjejë në harmoni, paqe e mirëkuptim me njëri-tjetrin, plot shëndet e mbarësi për të gjithë të afërmit e të dashurit tuaj! Një mendim i veçantë në këtë ditë të shenjtë vlen të jetë edhe për të gjithë ata që sot ndiejnë nevojën për solidaritet, dhembshuri e respekt njerëzor për vështirësitë, me të cilat i ka përballur jeta”, vijon mesazhi i urimit. /Start/
2011-08-29 14:50