Arvizu: Mbështesim hetimin për vrasjet,por të hetohet edhe dhuna e organizatorët
24/01/2012 Ambasadori i SHBA-ve thekson hetimin gjithëpërfshirës
Në konferencën informuese për ngjarjet e 21 janarit, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu është shfaqur përkrahë kryeprokurores Ina Rama. Në cilësinë e një ambasadori, vendit të së cilit i është kërkuar ndihmë për hetimin e këtyre ngjarjeve, Arvizu deklaroi për mediat se SHBA-të e kanë ndihmuar këtë hetim, ndërsa mbështesin hetimin e deritanishëm. Ai këshilloi që hetimi në vazhdim duhet të jetë gjithëpërfshirës. Arvizu u shpreh se “SHBA në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme ra dakord të asistojë në hetimin e këtij rasti. Ne i mirëpresim ato që ka thënë sot kryeprokurorja Ina Rama, do vazhdojmë të mbështesim zyrën e Prokurorisë derisa të vazhdohet në këtë hetim. Ka qenë gjithmonë qëllimi ynë që ky hetim të jetë i pavarur, që të bëhet i besueshëm, të jetë gjithëpërfshirës”. Më tej diplomati amerikan deklaroi se që hetimi të jetë i besueshëm duhet të hetohen edhe protestuesit që ndërmorën dhunë, por edhe organizatorët. “Sigurisht duhet të hetohen edhe veprimet e protestuesve që kanë ndërmarrë dhunë, si dhe veprimet dhe qëllimet e organizuesve për aq sa dihet, duke vazhduar me zhvillimin e hetimit nëse ka ndonjë provë, e cila vërteton pengimin e drejtesisë”, tha Arvizu. Ndërkaq, i pyetur nga gazetarët, nëse Prokuroria e Përgjithshme ka ndërmarrë një hetim politik, ambasadori Arvizu, mohoi që ky hetim të jetë i motivuar politikisht dhe se prokuroria do ta ketë mbështetjen e duhur.
Deputeti i PS-së kërkon hetim edhe për Berishën
Tahiri: Jemi të gatshëm të hetohemi të gjithë, edhe unë
Deputeti i Partisë Socialiste Sajmir Tahiri në një deklaratë për mediat tha se “lideri i opozitës ndodhet për një vizitë një ditore në Gjermani. Në emër të PS dhe deputetëve të saj shpreh vullnetin e plotë për të mbështetur hetimin e 21 janarit, nëse i duhet kontributi i 3 deputetëve por edhe të tjerëve, ne jemi të gatshëm të hetohemi. Vetë kryetari i PS-së Edi Rama thekson se në mungesë të imunitetit të tij parlamentar është në dispozicion të prokurorisë së bashku me të gjithë deputetët. Edhe unë nuk shoh asnjë arsye pse të mos jem pjesë e hetimit. Ne të gjithë nuk kemi bërë më pak, as më shumë se sa demonstrim”, tha ai. Tahiri deklaroi se organi i akuzës duhet të kishte kërkuar të hetohej edhe kryeministri i vendit Sali Berisha e ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha. Ai tha se “të kërkosh imunitetin e 3 deputetëve dhe jo të Sali Berishës nuk është aspak normale, nuk kërkohet as për autorin e drejtpërdrejtë Lulzim Basha. Sali Berisha dhe Lulzim Basha vranë 4 njerëz, dhanë urdhër të hapet zjarr mbi njerëzit. Prokuroria duhet ti hetojë, përndryshe kërkesa për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve të PS do na duket manovër për të krijuar ekuilibër të papranueshëm në hetim”. Ndërsa vendimin e gjykatës për të lënë në arrest shtëpie tre personat e akuzuar, Tahiri e cilësoi të turpshëm.