Studentët e Elbasanit në protestë “kundër anglishtes”
24/01/2012 Diplomimi në nivelin master, kusht mbrojtja e gjuhës angleze, studentët: Na pengon
ELBASAN- Studentët e fakultetit të Shkencave Sociale pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” kanë organizuar një protestë kundër vendosjes së testimit ndërkombëtar të anglishtes si kusht para diplomimit në nivelin master. Studentët thonë se lidhur me këtë vendim i kanë dërguar një peticion strukturave përkatëse dhe janë në pritje të një reagimi mbi kërkesat e tyre. Ata e quajnë jo të drejtë pasi në arsimimin e tyre nuk kanë pasur vetëm anglishten si gjuhë të huaj por edhe gjuhë të tjera. “Kemi bërë peticion dhe po presim përgjigje nga organet përkatëse. Në 18 janar i kemi dërguar një peticion fakultetit dhe kërkojmë që të hiqet anglishtja me detyrim. Neve duhet të diplomohemi pa dhënë gjuhën angleze. Ne do të vazhdojmë protestën në të gjitha format”, janë shprehur shumë prej protestuesve.
“Kundër” anglishtes
Studentët thonë se do të ndjekin të gjitha format e protestave që anglishtja të hiqet nga detyrimi për nivelin master dhe të paktën për masterin profesional. Dekani i këtij fakulteti Vilson Kuri deklaroi se studentët kanë të drejtë në kërkesën e tyre por çdo gjë është e sanksionuar me ligj dhe duhet të zbatohet. Ai tha se do ishte mirë që testimi të vendosej para licensimit për profesionet e rregulluara. “Studentët kanë të drejtë pasi për mbarimin e masterit u është bërë pengesë mbrojtja e anglishtes. Gjatë kohës që janë në master ata duhet të mbrojnë anglishten. Ata janë në master profesional dhe nuk futen në provimet e diplomës. Ne jemi gati t’u krijojmë shanset studentëve, por kjo nuk është në dorë të dekanatit. Kemi bërë përpjekje serioze nëpërmjet deputetëve që të amendohen disa pika të ligjit dhe kemi kërkuar një mundësi që për certifikimin e anglishtes studentët e masterit profesional të mos licencohen. Unë si dekan nuk e kam në plan të universitetit gjuhën angleze dhe ligji pengon studentët dhe jo universitetin”. Protesta kundër testit të anglishtes është mbështetur dje pothuajse nga të gjithë studentët e nivelit master në Elbasan.