Arvizu: Mbështesim reformat e ndërmarra nga qeveria

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka vlerësuar reformat e qeverisë shqiptare dhe ka theksuar se qeveria amerikane do të vijojë t`i mbështesë këto reforma.
Në fjalën e tij në ceremoninë e inagurimit të qendrës së tatim-paguesve në kryeqytet ambasadori Arvizu theksoi se qeveria shqiptare ka realizuar reforma të suksesshme dhe investime domethënëse.
Sipas tij hapja e kësaj qendre tregon se si mund të rritet transparenca dhe shërbimi cilësor për klientët.
“Teknologjia e fjalës së fundit dhe mjedisi mjaft i përshtatshëm i kësaj qendre tregon gadishmërinë e qeverisë për të qënë të hapur dhe transparent” theksoi Arvizu.
Sipas tij suksesi i këtyre reformave është pranuar edhe nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe OKB-ja. Ai ka theksuar gjithashtu se qeverisja elektronike do të përmirësojë zhvillimin politik dhe ekonomik të Shqipërisë.