E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Reforma anti-korrupsion, prioritet i qeverisë

Kryeministri Berisha ka deklaruar se reforma anti-korrupsion mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Në fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së re të Shërbimit për Tatim-paguesit, kryeministri Berisha theksoi se në Shqipëri nuk ka asnjë reformë tjetër që të ketë impakt më të madh, sesa ajo anti-korrupsion
 

Duke përmendur edhe fondin e dhënë nga “Pragu i Mijëvjeçarit”prej 15 milionë dollarësh në vitin 2006, theksoi se ky fond është vënë në punë për të realizuar projekte të rëndësishme në kuadrin e luftës-antikorrupsion.
 

“Prokurimet elektronike, ishin një nga këto sfida, duke nisur edhe sistemin e taksës elektronike”, theksoi Berisha duke shtuar se disa nga projektet e Koorporatës së Sfidës së mijëvjeçarit deri tani kanë përbërë një sfidë të shkëlqyer për palën shqiptare.
 

Gjithashtu kryeministri Berisha premtoi se qeveria shqiptare do të bëjë çdo përpjekje për konsolidimin në Shqipëri të sistemit më modern fiskal.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›