Sot përfundon afati i fundit për vendosjen e kasave fiskale

28 Shkurti është afati i fundit për blerjen e kasës fiskale në mënyrë që më pas të marrin rimbursimet nga shteti.
Tashmë të gjitha ato biznese që do të pajisen me kasa fiskale në ditët në vazhdim nuk do të mund të marrin rimbursim deri në 44 mijë lekë.
Renald Rista drejtor i teknologjisë dhe informacionit pranë drejtorisë Tatimore deklaroi se deri tani janë vendosur 50 mijë kasa fiskale nga 80 mijë biznese gjithsej.
Sipas Ristës ndaj bizneseve që nuk janë pajisur me kasa janë bërë penalizime dhe janë mbyllur rreth 1250 biznese si dhe janë vënë gjoba që variojnë nga 50 mijë lekë deri në 100 mijë lekë.
Administrata Tatimore është e vendosur dhe do të ndërrmarë të gjitha nismat ligjore në mënyrë që tatim paguesit të zbatojnë detyrimin e tyre ligjor.