E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Rritja e çmimit të barnave, abuzive

Ministri i Financave Ridvan Bode e ka cilësuar si abuzive rritjen e çmimit të barnave në vend.

I thirrur nga komisioni i ekonomisë në lidhje me rritjen e çmimit të barnave, ministri Bode theksoi se qeveria do të ndërhyjë në mënyrë emergjente për uljen e çmimeve të barnave.
 

Sipas tij rritja e çmimit të barnave nga farmacitë po bëhet në mënyrë abuzive prandaj do të merren masat edhe duke ndërshkuar edhe tregëtuesit e tyre.
 

Ai gjithashtu ka premtuar se në muajt në vazhdim me ndërhyrjen e ministrisë së financave do të ketë edhe ulje të çmimit të barnave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›