E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Ndalni korrupsionin ne pranga kush shkel ligjin

Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu bën apel për arrestimin e të gjithë të korruptuarve. Duke iu referuar përvojës së Shteteve të  Bashkuara, ai thotë se kush shkel ligjin, përfundon në burg. “Në SHBA - tha zoti Arvizu - mund të jesh një gjeneral, emigrant, zyrtar i lartë apo madje dhe vetë President i SHBA-së, por askush nuk është mbi ligjin. Të gjithë janë subjekt i ligjeve të atij vendi”.

Deklaratat diplomati amerikan i bëri në një konferencë të posacme kundër korrupsionit. Gjatë kësaj tryeze, kryeministri Sali Berisha u shpreh se vetëm gjatë vitit të kaluar kanë përfunduar në dyert e drejtësisë rreth 120 punonjës të administratës të niveleve të ndryshme. “Përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit janë të vazhdueshme. Përpara ligjit të gjithë janë të barabartë, por kjo luftë ka një të keqe, politizimin”, tha ndër të tjera Berisha.

"Edhe ne kemi pasur probleme me korrupsionin, nuk jemi imun ndaj tij por SHBA kanë dicka ndryshe nga këtu. Amerika është një vend që ka njerëz dhe ligje. Nëse dikush nuk i zbaton ligjet, ai kapet, arrestohet dhe burgoset. Kjo duhet bërë dhe në Shqipëri, të krijohet një sistem që askush të mos jetë mbi ligjin", tha Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu.

"Më e keqja në luftën kundër korrupsionit është politizimi i saj. Korrupsioni është një kancer social dhe ai mund të luftohet vetëm në mënyrë permanente. Gjatë vitit të kaluar ne arrestuam 120 zyrtarë dhe kjo do të vazhdojë me të gjithë ata që shkelin ligjet. Dua të tregoj një eksperiencë timen nga e kaluara. Kur isha lider i opozitës shihja që prokuroria ishte inekzistente. Në atë kohë vendosa të merrja rolin e prokurorit dhe nxora dosje duke akuzuar njerëz publikisht", u shpreh kryeministri Berisha.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›