Uji i pijshem Peti Vera me e thate beme investime
Kryeqytetasit dy javët e fundit janë furnizuar me më pak ujë të pijshëm. Drejtoria e ujësjellësit sqaron se arsyet kryesore të kufizimit të orareve, janë moti tejet I thatë gjatë verës, shpërdorimi pa kriter I ujit nga qyetarët, por dhe punimet në zona të caktuara. Drejtori teknik, Luan Peti, theksoi për As se aktualisht në Sauku, pranë Senatoriumit dhe në sheshin Skënderbe vazhdojne punimet dhe banorët e këtyre zonave edhe për disa ditë do të kënë furnizmim të kufizuar me ujë.
"Është rasti i dytë që përsëritet në 50 vjet për thatësirën që ndodh. Ne po bëjmë disa punime, janë linja e transmetimit për Saukun, 'Vëllezërit Kondi" dhe Senatoriumin dhe jemi në fazën përfundimtare. Gjatë kryerjes së këtyre punimeve ka patur kufizime të ujit, për arsye se në zonën ky është shtruar kjo linjë ka pasur mbi 600-700 lidhje të cilat janë prerë dhe janë shoqëruar me linja të reja. Janë kryer punime në sheshin 'Skënderbej', për përfundimin e plotë të sistemit të rrjetit të furnizimit", tha Luan Peti, Drejtori Teknik i UKT.
Peti thotë se për hërë të parë drejtoria e ujësjellësit ka bërë ndërhyrje urgjente në burimet e Shën Mërisë dhe Selitës, për të shmangur mungesën totale të ujit për një pjesë të banorëve.
"Para dy javësh ne kemi bërë një ndërhyrje me urgjencë në burimet e Shën Mërisë dhe Selitës, të cilat kanë qenë në gjendje kritike. Që kur janë ndërtuar nuk janë bërë ndërhyrje dhe gjithë uji që del nga këto burime futet në qytetin e Tiranës", vijon Peti.
Specialistët e ujësjellësit theksojnë se në zonat, ku vazhdojnë ndërrhyrjet kanë cuar bote më ujë, që banorët të mos ndjejnë mungesën e tij. Ata apelojnë për moskonsumim pa kriter të ujit.
Julia Bardhushi