E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doreheqja e Bares Ndjeva pergjegjesi per Tiranen

 Ndjeva pergjegjësi per Tiranen ndaj dhashe doreheqjen. Me kete sqarim ka argumentuar Besnik Bare doreheqjen nga posti i kryetarit te PS te Tiranes. Nje dite pas publikimit te aktit te doreheqjes Baraj thote se organizata socialiste e kryeqytetit nuk arriti  te jete me agresive ne mbrojtjen e votes nga ai qe ish kryetari i Tiranes quan manipulimi i zgjedhjeve.
“Në këto rrethana unë ndjej përgjegjësinë morale që ndoshta mund të kisha bërë shumë më tepër për minimizimin e manipulimit të zgjedhjeve në Tiranë dhe këtë përgjegjësi morale unë e reflektoj nëpërmjet dorëheqjes sime duke i hapur hapësira kolegëve të tjerë të cilët me siguri do të sjellin dicka të re”-  tha Baraj, ndërsa shton se ai vetë, por dhe PS e Tiranës mund të ishte “më agresiv në evidentimin dhe në denoncimin e gjithë atyre manipulimeve”.

Por ne kete argumentim ish- kryetari i Tiranes nuk sheh se mund te hiqen paralele me kryetarin Edi Rama kur thote se zgjedhjet u manipuluan ne 2009 dhe ne 2011.

“Rama nuk i ka humbur zgjedhjet në 2009. Ka pasur një manipulim të ngjashëm me këtë që u evidentua tani në Tiranë. Rama ka qenë fitues dhe kush duhet të jepte dorëheqjen duhet të ishte Sali Berisha sepse PS fitoi mbi PD mbi 10 mijë vota në nivel kombëtar. Rama është fitues në 2009, është fitues në Tiranë”- Baraj.

Ish- kryetari i Tiranes qe mbajti kete post per 6 vjet  do te pasohet nga Saimir Tahiri, i komanduar ne kete post nje dite me pare. Baraj e komenton pasardhesin si energjik dhe organizativ dhe premton mbeshtetje ne detyren e re. Pavaresisht se e quan modest kontributin e tij dhe aktin e doreheqjes, ish- kryetari socialist i Tiranes thote se duhet te vendoset si norme demokratike institucioni i doreheqjes, me te cilen ka parasysh se kete duhet ta kish bere lidershipi i djathte qe sipas tij nuk arriti t’i jape vendit zgjedhje te pamanipuluara.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›