Anketat tregojne renin e mbeshtetjes per politikat e Presidentit Obama

Anketat me te fundit te opinionit publik i japin Presidentit Barak Obama mjaft arsye per tu shqetesuar nderkoh qe ai po pergatit strategjine e tij per tu rizgjedhur vitin e ardhshem.
Analistet politike thone se rezultatet e anketave te fundit tregojne se publiku ka humbur besimin tek aftesia e Presidentit Obama per ta nxitur ekonomine e vendit.
Anketa me e fundit e kanalit televiziv NBC dhe gazetes Wall Street Journal tregon nje renie ne mbeshtetjen per presidentin 44 perqind i miratojne politikat e tij dhe 51perqind jo.
Anketuesi republikan Bill McInturff ka marre pjese ne organizamin e kesaj anketar dhe foli per te ne kanalin televiziv MSNBC.
Kur pesimizmi ekonomik eshte i rende dhe besimi i dobet eshte shume e veshtire per presidentin te mekembet. Duhet te ndodhe dicka shume e madhe qe keto shifra te ndryshojne.
Rezultate te ngjashme pati edhe anketa e kanalit televiziv ABC me gazeten The Washington Post ku 7 perqind e pjesemarresve jane te mendimit se vendi po ecen ne drejtim te gabuar.
Presidenti do te paraqese propozime te reja sot ne fjalimin qe do te mbaje ne Kongres. Por analisti politik veteran Tom DeFrank i The New York Daily News thote se zoti Obama mund ta kete teper te veshtire ta beje publikun ta degjoje.
Problmi me themelor qe ka tani Presidenti Obama eshte ekonomia. Shkalla e papunesise eshte ende e larte. Ekonomia amerikane po rritet por ende me ritem te ngadalte.
Shume ekonomiste shikojne pak shanse per ndryshime te ndjeshme ne nivelin e papunesise para zgjedhjeve te vitit te ardheshem qe tani qendron ne 9.1 perqind.
Qe nga viti 1900 vetem dy presidente kane fituar mandatin e dyte kur niveli i papunesise ka qene mbi 7 perqind Franklin Ruzvelt ne vitin 1940 dhe Ronald Regan ne vitin 1984.
Historiani i presidencen ne Universitetin Amerikan Allan Lihtman thote se eshte praktikisht e pamundur per presidentin ne detyre qe ti shpetoje fajesimit per ekonomine e dobet.
Sic u shpreh figurativisht ne nje rast presidenti Herbert Hoover njeriu duhet ta dije se presidenit lavderohet kur dielli shkelqen dhe fajesohet kur bie shi. shte shume e veshtire per nje president te Shteteve te Bashkuara tia ngarkoje fajin te tjereve.
Por as republikanet nuk jane paraqitur mire ne anketat e fundit. Sipas asaj te kanalit televiziv ABC dhe gazetes The Washington Post 28 perqind e votuesve miratojne veprimtarine e republikaneve ne Kongres ndersa 68 perqind nuk e miratojne.
Anketuesi demokrat Peter Hart i cili drejton anketen e kanalit televiziv NBC dhe gazetes Wall Street Journal thote se amerikanet duan qe ligjvenesit te lene menjane divergjencat dhe te punojne sebashku per te ndihmuar ekonomine.
E gjithe kjo situate do te thote shikoni pervishjuni punes dhe beni ate qe duhet. Njerezit jane ne veshtiresi dhe duan nga Uashingtoni ta kuptoje se duan nje president te afte per te bere dicka.
I vetmi lajm i mire per presidentin ne anketat e fundit eshte se ai favorizohet me shume se sa miratohet puna e tij gje qe do te thote sipas analisteve se publiku e pelqen ate si njeri edhe pse ka humbur besimin ne politikat e tij.