E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha sulm PS-së dhe AK-së për kufijtë detar: Keni interesa personale!!!

Partia Demokratike ka reaguar me anë të zëdhënëses së vet, Silvi Bardha, për akuzat e ditëve të fundit nga Aleanca KuqeZi dhe PS, në lidhje me negociatat e qeverisë shqiptare me Greqinë, për kufirin detar. Ajo ka thënë se Rama dhe Spahiu kanë interesa personale për akuzat që bëjnë.

Këta binjakë siamezë apartidë në korr të përbashkët kërcënuan shqiptarët se do të thërrisnin referendum për marrëveshjen e detit ndërkohë Kushtetuta e vendit nuk lejon kënd të thërrasë referendume për qëllime antikombëtare, thuhet në deklaratën e PD-së.

Zëdhënësja e PD-së tha se pretendimet për negociata të fshehta janë të pavërteta. Gjithashtu, ajo pohoi se nuk do të ketë vendime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e vitit 2009.

Së fundmi së bashku me çakallin e tij Faq e Zi shpifin, trillojnë për marrëveshje sekrete, ujëra territoriale e të tjera. Partia Demokratike u deklaron shqiptarëve se Rama dhe çakalli i tij Faq e Zi nuk kanë dhe nuk mund të kenë interesa kombëtare, por vetëm interesa personale ndër më të shpërfytyruarat, tha në njoftim për shtyp zëdhënsja e PD, Silvi Bardhi.

Pasi morën faturën e përpjekjes së tyre dy ditët e fundit, Rama dhe ortaku i tij Faq e Zi shpifin, trillojnë për negociata sekrete të qeverisë me vendin fqinj për dhunim të Gjykatës Kushtetuese dhe trillime të tjera si këto. Në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare për cilindo problem Partia Demokratike i përmbahet dhe do ti përmbahet respektimit të plotë të Kushtetutës“, u shpreh ajo.

Ajo tha se, Partia Demokratike informon shqiptarët se asnjë trillim, as edhe një shpifje e çdo natyre qoftë e Edi Ramës nuk do të mund të pengojë thirrjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit dhe hapjes së rrugës së statusit kandidat për Shqipërinë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›