E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Takimi me Ramën, jo kokë më kokë

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka konfirmuar për TV A1Report se është takuar dje në Tetovë me liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama, pas pjesëmarrjes në homazhet për liderin historik të PDSH-së në Maqedoni, Arbën Xhaferri.

Por Meta hodhi poshtë njoftimet në media sipas të cilave ka zhvilluar një takim kokë më kokë me Ramën, duke theksuar se ndonëse kanë qëndruar fizikisht pranë njëri-tjetrit, dy liderët kanë qenë gjithmonë të shoqëruar nga një numër i madh drejtuesish të PDSH-së në Maqedoni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›