E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Nuk komentojme Wikileaks

Ambasadori Aleksander Arvizu ka theksuar qendrimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, per te mos komentuar ngjarjet apo deklaratat qe lidhen me Uikileaks. Ne pergjigje te interesit te mediave, per letren e publikuar dy dite me pare, nga ish-ambasadori Xhon Uithers, Arvziu u shpreh: "Ju besoj, se e dini qe eshte politike e SHBA-ve qe nuk komentojne mbi Wikileaks. Dhe per sa i perket letres, besoj se ajo flet vete". Deklarata e diplomatit amerikan u be dje, per mediat, gjate simpoziumit per 20-vjetorin e marredhenieve SHBA-Shqiperi, i organizuar nga Instituti per Studime Nderkombetare, me teme "Marredheniet shqiptaro-amerikane, Ndertimi se Ardhmes". Ne kete takim, Arvizu evidentoi dhe nje here, rendesine e marredhenieve mes dy vendeve. Ai ka bere nje pershkrim te te gjithe historikut, qe prej hapjes se ambasades ne vitin 1991. "SHBA-te do te vijojne ta mbeshtesin plotesisht Shqiperine ne rrugen e saj te integrimit. Eshte ne dore te shqiptareve te vendosin per te ardhmen e Shqiperise, dhe eshte detyre e krereve politike te vendit, qe te bejne zgjedhjet e duhura, per ta cuar vendin drejt Bashkimit Evropian",- tha ai. Arvizu ka folur dhe per problemet e sotme politike, duke theksuar se vendi ka nevoje per reforma. "Ja ku jemi, 20 vjet me pas, dhe ne e gjejme veten ne nje tjeter udhekryq. Ne kemi pare gjithmone se te fajesosh, nuk funksionon. Sot, gjithashtu, Shqiperia ka nevoje per nje reforme dhe eshte e qarte te te gjithe ketu, se eshte nje rruge qe do te sjelle mundesi te reja per popullin shqiptar, te cilet jane shprehur qarte se ku i perket e ardhmja e vendit te tyre",- tha dje Arvizu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›