Vrasje në Shkodër, dyshohet për gjakmarrje

Një person është ekzekutuar mbrëmë në mesnatë në qarkun e Shkodrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shirq të komunës Dajç ku shtetasi Zef Qyrthaçi është qëlluar me armë pranë banesës së tij nga persona ende të paidentifikuar.
Dyshohet se Qyrthaçi është vrarë për gjakmarrje por policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.