E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, aksidentohet punonjësi i policisë

Një punonjës policie është plagosur në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Sipas burimeve të policisë mësohet se një makinë përplasi punonjësin e policisë me inicialet R.XH, i cili po udhëtonte me një motor.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i makinës është larguar nga vendngjaraj dhe se punonjësi i policisë është në Spitalin Ushtarak në gjendje rë rëndë.
 

Nga ana tjetër sipas uniformave blu të kryeqytetit po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›