Lezhe/ Arrestohen autoret e vrasjes se mbremshme ne Shenkoll

Forcat e policisë së Lezhës kanë kapur autorët e vrasjes së ndodhur mbreme në fshatin Shënkoll të rrethit Lezhë, ku pasi u qëllua me armë zjarri, ndërroi jetë 40 vjeçari Tonin Gjonaj, banues i këtij fshati.
Burime zyrtare te Policise bejne te ditur se personat e arrestuar janë, Pëllumb Nika, Ridvan Luli, përkatësish 38 dhe 26 vjeç, si dhe 29 vjeçari, Ferdinand Hoti. Sipas të njëjtit burim, mësohet se shtetasi Pellumb Nika, për motive të dobëta, në bashkëpunim me dy shtetasit e lartpërmendur, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, në qëndër të fshatit Shënkoll, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Tonin Gjonaj. Nga sa bëhet e ditur, autorët më pas janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me automjetin Benz me targa TR 9053, që u gjet i braktisur në afërsi të qëndres shëndetësore në Gajush të rrethit Lezhë.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale dy gëzhoja mod. 56 të kalibrit 7.62 mm.
Materialet në ngarkim të tre personave të arrestuar i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për procedim të mëtejshëm.