Arvizu: Nxjerr kartonë të kuq për politikën
12/04/2011 Ambasadori amerikan në Tiranë ka kritikuar ashpër politikën shqiptare
“U bëj thirrje atyre që ndihen më shumë entuziastë sesa duhet të frenojnë veten”
SHBA-të bënë thirrje dje që të ulen tonet politike dhe euforia njerëzve, pasi dhuna nuk duhet të ketë përparësi në këto zgjedhje vendore. Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu nga qyteti i Fierit ka folur dje për rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira më 8 maj. Ndërsa duke iu referuar raportit ndërmjet partive politike në vend dhe kërkesës së vazhdueshme për gjetjen e zgjidhjes te ndërkombëtarët, ambasadori amerikan u shpreh me nota negative për politikën shqiptare, e cila prej afro 2 vjetësh nuk po gjen rrugën e kompromisit. Ai ka lëshuar kritika të ashpra ndaj politikës në Shqipëri, duke deklaruar se ajo është shndërruar në një ndeshje futbolli. “Askush nga komuniteti ndërkombëtar nuk ka interes për të shërbyer si mediator, dhe kjo është fare e thjeshtë. Në qoftë se e shohim këtë marrëdhënie si një ndeshje futbolli, mendoj se askush që do të donte të shërbente si arbitër nuk do të kishte mjaftueshëm kartonë të kuq. Këto janë çështje që shqiptarët duhet t’i zgjidhin vetë”, - tha ambasadori Arvizu.
Zgjedhjet
Mbi rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira më 8 maj dhe për realizimin e kësaj shefi i diplomacisë amerikane në Tiranë premtoi bashkëpunimin e të gjithë faktorëve me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe partitë kryesore. Sa u përket incidenteve të ndodhura gjatë ditëve të fundit ambasadori Arvizu u shpreh se incidentet e dhunës të lidhura me fushatën elektorale nuk do të luajnë asnjë rol në zgjedhjet vendore. “Ka një shqetësim të kuptueshëm për integritetin e procesit zgjedhor dhe ka pasur përmirësime, por ende mbetet shumë punë për t’u bërë. Grupi i vëzhguesve të OSBE–ODHIR-it ka mbërritur në Shqipëri dhe do të bashkëpunojë ngushtë me KQZ dhe dy partitë kryesore. U bëj thirrje atyre që ndihen më shumë entuziastë sesa duhet të frenojnë veten”, - u shpreh dje Arvizu. Nga ana tjetër, ambasadori amerikan ka bërë thirrje për një decentralizim të mirëfilltë të pushtetit vendor, që sipas tij tregon për një funksionim të mirë të demokracisë. Këto deklarata Arvizu i bëri pas takimeve me krerët lokalë në Fier.
Ambasadori amerikan zhvilloi në qytetin e Fierit takime me krerët lokalë si dhe vizitoi ambientet e zyrës “Me një ndalesë”, një projekt ky i USAID-it dhe ambasadës amerikane.
Pak ditë më parë diplomati amerikan theksoi se do të angazhohet në hartimin e një plani me interes kombëtar në lidhje me tokat dhe shpronësimin e tyre. Për diplomatin amerikan çështja e tokës është një problem i zgjidhshëm dhe tepër jetik për shqiptarët. Ambasadori Arvizu u shpreh se hartimi i këtij plani do të fillojë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
fushata zgjedhore
Volfart: Incidentet dëmtojnë procesin zgjedhor
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, duke iu referuar incidenteve të ndodhura gjatë këtyre ditëve të para të fushatës zgjedhore, u shpreh dje se ato nuk i shërbejnë një procesi të shëndoshë zgjedhor. Në një dalje publike gjatë paradites së djeshme ambasadori Volfart nuk e vuri gishtin te njerëz konkretë. Sa u përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Volfart bëri me dije se ato duhet të bëhen menjëherë pas zgjedhjeve të majit. “Klima politike pas zgjedhjeve të fundit s’ishte konstruktive. Duhej të veprohej më parë mbi rezultatet përfundimtare. Kjo situatë nuk la kohë për ndryshime në Kod. S’mund të them se kush e ka fajin. Çështja e Kodit ishte për të gjithë. Pas këtyre zgjedhjeve është koha për ndryshime për zgjedhjet e tjera të përgjithshme. Jam i bindur se kjo mund të arrihet”, - deklaroi dje Volfart. Gjithashtu shefi i OSBE-së në Tiranë ka folur edhe për transmetimin e kasetave të redaktuara nga aktivitetet elektorale të partive politike. “Unë do të abstenoja kur bëhet fjalë për kaseta të montuara nga partitë. Është mirë që fushata të ndiqet nga gazetari. Megjithatë, s’ka ndonjë gjë të keqe kur dërgohen si materiale propagandistike. Partitë nuk duhet të ushtrojnë presion me këto kaseta”, - tha Volfart.
Hetimi për Kuvendin
Braçe letër Topallit
Komisioni hetimor për veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë nuk ka arritur të realizojë mbledhjen e programuar të zhvillohej dje. Shkak për këtë është bërë mungesa e përfaqësuesve të mazhorancës në këtë komision, pasi, sipas burimeve brenda Kuvendit, ata kanë qenë të angazhuar për fushatën e zgjedhjeve të 8 majit. Deputeti socialist Erion Braçe, njëkohësisht kryetar i komisionit, theksoi se kolegët e mazhorancës duhej të merrnin pjesë në mbledhje, por mungesa e tyre e bëri të pamundur zhvillimin e saj. Pas dështimit të mbledhjes së djeshme të komisionit hetimor parlamentar për veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i komisionit, Erion Braçe, i ka dërguar një letër kryeparlamentares Jozefina Topallit në lidhje me pretendimet e tij për pengesa në punën e komisionit. Braçe i kërkoi dje Topallit që “Kuvendi të zëvendësojë anëtarët e mazhorancës që refuzojnë të paraqiten në punimet e këtij komisioni, si dhe Kuvendi të pezullojë punën e këtij komisioni deri më datën 8 maj, duke mos e penalizuar hetimin përmes konsumimit të afateve”, - thuhet në letër.