Elbasan rregjistrohen 14 kandidatë të pavarur
12/04/2011 KQZ cakton vendet e numërimit për Kukësin dhe Lezhën
12 prej tyre paraqesin ankesa nw lidhje me vendimet e KZAZ-ve
Rregjistrimi i 14 kandidatëve të pavarur në Elbasan, dhe ankesat e tyre në adresë të KZAZ, ka shkaktuar debate në KQZ. Elbasani është i vetmi qytet ku janë rregjistruar jo pak por plot 14 kandidatura, të cilët pritet të tërheqin votat e dy kandidatëve kryesorë, Sejdini dhe Hushi. Shkak për debatin u bënë pikërisht shqyrtimi i 12 kërkesave ankimore të paraqitura nga kandidatët e pavarur për komunat e Elbasanit. Në listën e këtyre kërkesave ankimore binte në sy fakti që 12 nga 14 kërkesat e paraqitura në KQZ për shqyrtim të vendimeve u përkasin KZAZ-së numër 14 në Elbasan, e cila nuk ka bërë regjistrimin e listave shumemërore për këshillin e komunës Labinot-Mal. Vendimet e marra nga komisioni zgjedhor i administrimit zonal numër 14 në Elbasan, KZAZ kjo që drejtohet nga opozita janë rrëzuar me vetëm katër votat e mazhorancës në KQZ-ja. Miratimi i rrëzimit të vendimeve të marra nga KZAZ-ja numër 14 ka shkaktuar dhe reagime nga opozita në KQZ, e cila theksoi se rrëzimi i tyre bëhet në bazë të paragjykimeve ndaj komisionit të KZAZ-së dhe në shkelje të ligjit. “Mendoj se ky duhet të jetë një sinjal alarmi për ecurinë e mëtejshme të vetë punës së KQZ-së. Kjo për mua është e frikshme, pasi ju niseni nga paragjykimet mbi përbërjen e kësaj KZAZ-je”, – theksoi anëtari opozitës në KQZ Artan Laze. Por për anëtarin e mazhorancës Klement Zguri “vendimi i KZAZ-së numër 14 për mosregjistrim të kandidatëve të pavarur është në shkelje të ligjit dhe nuk bazohet në prova. Kështu që mendoj që ta rrëzojmë vendimin e KZAZ-së 14 dhe ta regjistrojmë kandidatin e pavarur”. Nga ana e saj nënkryetarja e KQZ-së Dëshira Subashi theksoi se KZAZ-ja ka vepruar drejt dhe konform ligjit, ndaj ai vendim duhet të mbetet në fuqi. Pas shqyrtimit të kërkesave ankimore të kandidatëve të pavarur në qarkun e Elbasanit KQZ-ja ka caktuar dhe vendet e numërimit të votave për ZAZ-të e qarkut të Lezhës dhe të Kukësit. Kjo ishte mbledhja e tretë që zhvillohet me praninë e përfaqësuesve të së majtës, të cilët bojkotuan punimet për më shumë se tre muaj.
Spotet publicitare
Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, kërkoi të hiqen spotet publicitare të lëvizjes “Zgjohu!”, pasi ai është një spot politik në dëm të opozitës dhe i financuar nga mazhoranca. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrasti i është kundërpërgjigjur Gjonçajt duke kërkuar heqjen e spoteve në dëm të partisë së tij që paraqiten në “Top-Channel” dhe “Vision Plus”. Por për kreun e KQZ-së Arben Ristani për vendosjen e posterave dhe të flamujve ekziston një udhëzim i veçantë dhe i përket pushtet vendor që të vendosë gjithçka.
Fletët e votimit
Partia Socialiste ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor kërkesën e saj ankimore në lidhje me siglën e munguar të partive pjesëtare të koalicionit të majtë “Aleanca për të Ardhmen”. Në fletët e votimit për zgjedhjet vendore të 8 majit është paraqitur vetëm sigla e koalicionit me germat nistore AA dhe mungojnë inicialet e partive që përbëjnë këtë koalicion. Pritet që gjatë këtyre ditëve Kolegji Zgjedhor të marrë një vendim mbi ankesën e paraqitur nga PS-ja.