E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: OK reforma, hiqni imunitetin

Ambasadori i SHBA-së, i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu, e ka vlerësuar realizimin e reformës zgjedhore dhe në mënyrë të vecantë cështjen e KQZ, si një mekanizëm për të kthyer besimin tek qytetarët. Nga Gjirokastra ambasadori Arvizu shpreh shqetësimin për heqjen e imunitetit të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.
 

"Presim të miratohet më 6 gusht heqja e imunitetit. Kjo është një pikë kritike dhe e rëndësishme, sepse në këtë vend abuzohet me imunitetin. Është cështje me rëndësi edhe për konsolidimin e partive".
 

Ndërkaq Konferenca e Kryetarëve vendosi që në 6 Gusht të mblidhet Parlamenti që të votohet drafti i mazhorancës që parashikon heqjen e imunitetit, cështje e cila është kundërshtuar nga opozita sepse sipas PS, qeveria ka hartuar një draft që i bën presion opozitës, por nuk preket në asnjë qeveritar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›