E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi, Spahiu: Siguria kombëtare në rrezik

Aleanca Kuq e Zi ka lëshuar alarmin për cënimin e sigurisë kombëtare për shkak të shpërdorimit të Forcave të Armatosura nga pushteti dhe grindjet e vazhdueshme mes Kryeministrit dhe Kreut të Shtetit.
 

Kreu i AK, Kreshnik Spahiu në tryezën e mbledhur për sigurinë kombëtare fajësoi kryeministrin Berisha për mosmbledhjen prej 5 vitesh të Këshillit të Sigurimit në vend. Spahiu ka dënuar edhe privatizimin nga Ministra e deputetë të reparteve ushtarake në vend.
 

Në kulmin e debatit për rolin e SHIU, Kreshnik Spahiu tha se si SHIU ashtu edhe SHISH janë në shantazh të vazhdueshëm politik.
Për Aleancën Kuq e Zi mbetet prioritet rikompozimi i Forcave të Armatosura si dhe një proces transparent për asgjesimin e demontimin e armëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›