E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu Pjesemarrja ne Kuvend jetike


Ka përfunduar në selinë e Partisë Socialiste takimi mes kryetarit të kësaj partie, Edi Rama dhe ambasadorit amerikan Alexander Arvizu.

Në përfundim të takimit, diplomati i Shteteve të Bashkuara ka deklaruar për mediat se në takim janë diskutuar cështje të rëndësishme të Shqipërisë.

“Pjesëmarrja në Kuvend është forma më e mirë e diskutimit për reformat e rëndësishme”, ka nënvizuar Arvizu.

Arvizu: Vullnet për reforma

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu ka kërkuar që aktoret kryesore të politikës shqiptare, të tregojnë vullnetin politik, për të cuar përpara reformat që kërkon vendi, një rruge që është ndjekur më parë nga Sllovenia dhe Kroacia.

Arvizu ka theksuar se vete shqiptaret luajne nje rol te rendesishem ne bindjet qe ata kane dhe ne kerkesat qe ata i drejtojne liderve te tyre.

“Eshte shume e rendesishme qe njerezit te perqafojne reformat, te ecin perpara dhe kjo duhet te jete nje perpjekje kombetare. E di qe njerezit thone se eshte e veshtire se ka ndasi politike, por fqinjet si Sllovenia dhe Kroacia e kane kaluar kete hendek, nje menyre qe te ecin drejt integrimit europian dhe nuk ka asnje arsye pse kjo te mos ndodhe ne Shqiperi. Kjo u perket aktoreve politike, qe te kene bindje dhe angazhim por edhe shqiptaret duhet t'ua kerkojne liderëve te tyre”, tha Arvizu.

Integrimi, Arvizu: Duhet unitet nga politika

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu deklaroi se nevojitet unitet nga faktori politik dhe duhet një pakt kombëtar për integrimin europian.

Në një konferencë të shkurtër për mediat, pas takimit në Ministrinë e Jashtme me kreun e diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto, Arvizu theksoi se me rëndësi është edhe zbatimi i 12 prioriteteve të Bashkimit Evropian nga ana e Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›