E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Policia u sulmua dukshem me 21 janar Rozeta Rapushi

Shtetet e Bashkuara te Amerikes bejne thirrje per forcat politike qe te pergatiten per zgjedhjet lokale te 8 majit, duke i vleresuar ato si shume te rendesishme dhe se duhet zhvilluar ne kete date. Ambasadori i SHBA-ve ne vendin tone, Aleksander Arvizu, tha dje nga qyteti i Vlores ku ndodhej per nje takim me kreret e pushtetit lokal, se eshte shume e rendesishme qe zgjedhjet e 8 majit te zhvillohen me te mira se zgjedhjet e kaluara. Nderkohe qe beri apel edhe per nje hetim sa me te mire per ngjarjen e 21 janarit, duke theksuar faktin se te gjithe e pane qe policia u sulmua ashper nga turma protestuese.
Zgjedhjet
"Shtetet e Bashkuara, kane ndjekur dhe mbeshtesin faktin qe eshte shume i rendesishem qe keto zgjedhje, te ndodhin me 8 Maj, sic e kerkon dhe Kushtetuta shqiptare dhe per mua eshte e rendesishme dhe me shume kuptim ta them kete jashte Tiranes, ne Vlore, qe nuk eshte kryeqyteti i Shqiperise", u shpreh dje Arvizu gjate takimin me krere te pushtetit lokal ne qytetin bregdetar. Sipas tij, zgjedhjet e 8 majit, jane nje mundesi per qytetaret qe te zgjedhin drejtuesit e tyre. "Para 20 vjetesh, shqiptaret larguan komunizmin dhe nuk duan ta shohin ate perseri. Populli shqiptar ka fituar te drejten per te zgjedhur drejtuesit, lideret e tij. E dime dhe jemi te gjithe koshiente qe ka pasur disa probleme dhe me pare ne lidhje me zgjedhjet. Por ja qe dhe ne Amerike, kemi probleme. Gjeja e rendesishme eshte qe keto zgjedhje te jene me te mira sec kane qene", theksoi Arvizu. Sipas tij, "edhe zgjedhjet parlamentare te 2013, duhet te jene me te mira sec kane qene ato te vitit 2011, e keshtu me radhe duke u permiresuar". Duke theksuar faktin se shqiptaret e meritojne te kene nje zgjedhje.
Demonstrata
Duke komentuar edhe ne Vlore, demonstraten e dhunshme te 21 janarit, Arvizu tha se ajo qe ndodhi ne kete date, ishte nje gje e tmerrshme per vendin, ku kater persona vdiqen ate dite. "Ajo qe ndodhi ne 21 janar, ishte nje gje e tmerrshme per vendin ku kater persona vdiqen ate dite. Ne opinionin tim, ata nuk duhet te kishin vdekur. Kishte mbi 100 te plagosur, kishte qytetare dhe kishte police. Dhe nese e shikoni videon, ne fillim te demonstrates, duket qarte se policia u sulmua", u shpreh Arvizu. Por sipas tij, ajo cka eshte e rendesishme sot, eshte fakti se hetimi po zhvillohet. Ndaj Ambasadori Amerikan, theksoi se Prokuroria e Pergjithshme duhet te hetoje ne menyre te paanshme. "Me ane te fteses se prokurores, ne si ambasade, po japim ndihmesen tone, per te ndihmuar ekipin. Ne kemi punuar shume ngushte me te dhe me te vertete e mbeshtesim shume, qe ky hetim te behet sa me shpejt. Eshte shume e rendesishme qe ky hetim te behet, ne menyre te drejte, te logjikshme dhe sa me shpejt. Eshte e rendesishme qe ky hetim te vazhdoje pa nderhyrje", u shpreh ai. Duke evidentuar dhe kerkesen e zv/sekretarit Steinberg per nje hetim te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›