Koalicioni i Ndokes me Ramen, japin doreheqjen kreret e PDK
Drejtuesit kryesore lokale te demokristianeve ne Shkoder dorehiqen nga detyrat e tyre, pikerisht ne prag te fushates zgjedhore te 8 majit. Mark Kroqi kryetari i demokristianeve ne Shkoder dhe Gjergj Beka, sekretari i pergjithshem i kesaj partie, nepermjet nje deklarate per shtyp kane bere publike vendimin perfundimtar, per largimin nga postet e tyre. Shkaqet jane parimore dhe jo programore, ka pohuar para mediave Kroqi. Nderkohe qe zera brenda demokristianeve veriore kane pohuar se shkak i ketij vendimi, ka qene rreshtimi i kreut demokristian shqiptar, Nard Ndoka perkrah Edi Rames dhe PS ne zgjedhjet e 8 majit. Kryetari i Partise Demokristiane i deges vendore te Shkodres, Mark Kroqi se bashku me sekretarin e kesaj force politike, Gjergj Beka, gjate dites se merkure kane bere publike doreheqjen ne menyre te parevokueshme. Ne tekstin e paraqitur perpara kryesise se PDK-se, Kroqi e argumenton doreheqjen per arsye parimore dhe jo programore. Doreheqja e papritur e dy drejtuesve me te larte te kesaj partie ne Shkoder te cilet jo vetem qe e kane mbajtur ne kembe kete parti qe nga themelimi i saj, por ato kane edhe nje kontribut te madh ne rezultatet e deritanishme, eshte nje ogur i keq per kete parti, pikerisht ne prag te fushates elektorale. Aq me shume i veshtiresohet puna kesaj force politike, kur dihet se nga mesi i muajit Mars, Partia Demokristiane, dega Shkoder pritet qe te zhvilloje nje konference ne te cilen do te shpalose platformen e saj per zgjedhjet 8 majit. Demokristianet, qe perpara zgjedhjeve te 28 qershorit, dolen ne zgjedhje si nje koalicion me vete, jashte te djathtes shqiptare, te kryesuar nga PD dhe te udhehequr nga kryeministri Berisha. Ka qene kreu i kesaj partie, Nard Ndoka ai qe ka denoncuar mazhorancen e djathte per votat ne Shkoder, nderkohe qe depozitoi dhe nje padi ne prokurori, ku nga shqyrtimi i kutive te pretenduara ne disa qendra votimit ne Shkoder rezultoi se kishte levizur vetem nje vote. Nderkohe qe me kalimin e kohes, demokristianet e udhehequr nga kreu i saj, Nard Ndoka jane rreshtuar perkrah koalicionit te majte ne te gjitha aksionet politike, ndersa se fundmi jane rreshtuar dhe ne koalicionin e Opozites se Bashkuar qe udhehiqet nga socialistet. Ku eshte vendosur jo vetem kundershtimi i te gjitha nismave te mazhorances, jo vetem pjesemarrja ne te gjitha demonstratat e opozites, madje dhe ne ato te dhunshme. Nderkohe qe vendimi per te dale ne zgjedhjet vendore te 8 majit te ketij viti ne nje koalicion me opoziten e majte dhe rreshtimi perkrah Edi Rames ne keto zgjedhje, perballe Berishes, me sa duket ka bere qe demokristianet shkodrane, te mos jene dakord dhe te shenojne dhe largimet e tyre nga kjo parti. Madje ne nivelet me te larta, sic eshte dhe rasti i largimit te krereve te Shkodres, Kroqi dhe Beka.
Doreheqja
Ne tekstin e paraqitur perpara kryesise se PDK-se, Krroqi e argumenton doreheqjen per arsye parimore dhe jo programore. Doreheqja e papritur e dy drejtuesve me te larte te kesaj partie ne Shkoder te cilet jo vetem qe e kane mbajtur ne kembe kete parti qe nga themelimi i saj, por ato kane edhe nje kontribut te madh ne rezultatet e deritanishme, eshte nje ogur i keq per kete parti, pikerisht ne prag te fushates elektorale.