E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Politika la Shqipërinë të fundit në Ballkan

 "Politika është përgjegjëse për renditjen e Shqipërisë e fundit në Ballkan dhe për vonesat në anëtarësimin në Bashkimin Evropian", deklaroi Arvizu nga Elbasani, ku mori pjesë në nismë “Vepro Tani”.

"Ndjehem mjaft i lumtur që jam sërish në qytetin e Elbasanit për të bashkëbiseduar me njerëzit e tij të mrekullueshëm, sikurse mbetem po aq krenar për popullin e mrekullueshëm shqiptar, që manifeston cilësitë më të vyera ndër popujt e gadishullit ballkanik. Mbetet populli që me kulturën demokratike që e karakterizon, të detyrojë politikën që të afrojë kohën e anëtarësimit për në Bashkimin Evropian. Politika shqiptare, mbetet ende larg aspiratave të këtij populli të mençur e me kulture. Më duhet ta pohoj se vendi juaj mbetet i fundit edhe në raport me fqinjët, që përpiqet t'i afrohet portave evropiane, por kjo vonesë kaq e gjatë,nuk është për faj të shoqërisë shqiptare,por klasës politike që e përfaqëson,e cila ka parë shumë më tepër interesat e veta se të popullit të saj", ka deklaruar Arvizu./Start/

                                                                                             2012-09-18 14:14
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›