Meta: Të shmanget çdo lloj dhune

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar se opozita duhet të kontribuojë për qetësimin e situatës politike në vend pas ngjarjeve të 21 janarit.
Në një konferencë për shtyp kreu i LSI-së Meta ka theksuar se duhet të shmanget çdo lloj situate të dhunshme duke theksuar se mazhoranca ka vullnetin politik për të arritur një zgjidhje. “Vendi ka nevojë për kontribute që vijnë përmes reformave të mëdha” theksoi Meta.
Ndërkohë i pyetur për videon Prifti-Meta, ish ministri i ekonomisë ka theksuar se ka kërkuar hetim të paanshëm nga prokuroria për këtë çështje.
“Kam kërkuar dhe jam paraqitur vetë në prokurori për këtë çështje, kam kërkuar që hetimet të bëhen sa më shpejt, të jenë të paanshme dhe jashtë ndikimeve politike, prandaj kam dhënë edhe dorëheqjen nga postet qeveritare” theksoi Meta.
Ai gjithashtu theksoi se e fton kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli të zhvillojë procedurat për heqjen e imunitetit.
Ndërkohë duke iu referuar demontratën e paralajmëruar nga opozita për ndër të viktimave të 21 janarit, Meta e cilësoi atë si një manifestim hipokrizie.
“Është një manifesitm hipokrizie, pasi ka të bëjë me nderimin e viktimave të dhunës të organziaur nga opozita” theksoi Meta.