E Shtunë, 31 Tetor 2026

Internacionalja Socialiste Hetim te menjehershem vrasjeve

Internacionalja socialiste ne nje deklarate para publikut theksoi shqetesimin e saj ne lidhje me situaten e krijuar ne Shqiperi.
Internacionalja socialiste ne vijim te pikepamjeve te shprehura edhe me pare eshte
edhe me e shqetesuar nga pershkallezimi i situates ne Shqiperi. Organizata jone e ka
vene ne dukje ne takimet e saj nevojen per te garantuar demokracine ne Shqiperi perfshire transparencen e administrimit te procesit zgjedhor pergjegjesine e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ lirine dhe pavaresine e sistemit gjyqesor e medias dhe te drejtave dhe shanseve te barabarta per te gjithe qytetaret. Sipas Internacionales Socialiste skandali i fundit i zotit Meta gje e cila coi me pas ne doreheqjen tij thekson edhe nje here apelin e meparshem te bere nga ana e Internacionales per demokraci te vertete dhe qeverisje te mire ne vend.

Gjithashtu Internacionalja Socialiste denoncoi vrasjen e tre protestuesve javen e kaluar ne Tirane gjate nje demonstrate ku qytetaret shqiptare shprehnin shqetesimet e tyre ne lidhje me zhvillimet e fundit ne vend. Ne kerkojme hetim te menjehershem te ketyre vrasjeve dhe u kerkojme autoriteteve te veprojne per gjetjen e pergjegjesve te ketyre krimeve. Internacionalja ben thirrje per nje zgjidhje paqesore dhe demokratike
per zgjidhjen e tanishme e cila po e demton stabilitetin ne vend dhe shpreh solidaritetin e saj te plote me anetaren e saj Partine Socialiste te Shqiperise perfundon deklarata e Internacionales Socialiste.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›