Lajcak Duam ulje te dhunes lideret te bejne levizjen e duhur

Delegacioni i BE-se dha sot nje konference per shtyp pas takimeve me kreret e larte te shtetit Topi Berisha e Topalli dhe kreut te opozites Edi Rama. I derguari i posacem i Bashkimit Evropian Miroslav Lajcak fillimisht u shprehu ngushellimet familjeve qe humben njerezit e tyre ne demonstraten e 21 janarit. Me tej ai theksoi mesazhin e qarte qe i drejtohet popullit shqiptar. Ne jemi me ju duam qe Shqiperia te kete nje perspektive te qarte evropiane. Duam te shohim ulje te dhunes. Nuk eshte menyra evropiane e te zgjidhurit te ceshtjeve politike ajo qe pame te premten.
Lajcak permendi takimet e tij me udheheqesit kryesore gjate te cilave shprehu shqetesimin e BE-se ne lidhje me situaten. Theksova nevojen per qetesi. U kujtova perfaqesuesve politike pergjegjesine e tyre. Ne kerkojme shmangien e veprimeve qe mund te cojne ne konfrontime te tjera. Lajcak shprehu ne emer te BE-se se ne duam kthimin e Shqiperise ne rrugen evropiane. E bera te qarte se e ardhmja e Shqiperise varet nga ajo qe ne u kerkojme udheheqesve tuaj te behet dhe te behet tani. shte ne doren e politikaneve tuaj te bejne levizjen e duhur ne drejtimin e duhur. Ata e dine me saktesi se cduhet te bejne nenvizoi ai ne mbyllje te konferences per shtyp