E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Politika të mos pengojë institucionet

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 15:30

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka deklaruar në një konferencë për shtyp, paraditen e sotme, se politika duhet të mos pengojë funksionimin e institucioneve. Ai ka theksuar se Uashingtoni do të ofrojë asistencë teknike për Prokurorinë në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

“Politika të lejojë funksionimin normal të institucioneve të pavarura. SHBA-të do të ofrojnë asistencë teknike për Prokurorinë shqiptare. Është shumë e rëndësishme të funksionojnë institucionet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e qytetarëve”, tha Arvizu.

Ai ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Berisha për anulimin e manifestimit të së shtunës dhe ka shprehur keqardhjen për qëndrimin e kreut të PS-së Rama në lidhje me këtë çështje.

“Përshëndesim vendimin e kryeministrit Berisha për anulimin e tubimit. Shprehim keqardhjen që zoti Rama nuk e anuloi demonstratën e së premtes”, tha ai. /tch/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›