E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Presidenti të zgjidhet me 84 vota; Topalli, cilësi partiake

“Nëse Parlamenti do ta zgjedhë Presidentin e ri me 71 vota, ky do të ishte një shans i humbur për Shqipërinë. Për sa kohë që është kushtetues ai sigurisht do të njihej nga SHBA-të dhe BE-ja, por çështja është se në këtë rast Shqipëria do ta ketë humbur shansin e zgjedhjes së një Presidenti mbi palët”, tha Arvizu.

Duke folur për kandidatin e vetëshpallur, Fatos Nano, Arvizu tha se “nga të gjithë kandidatët, Nano është personi që ka bazën e tij të pushtetit. Është personi më pak i kontrollueshëm sepse ka rrjetin e tij të njerëzve dhe për këtë arsye mendoj se ka pak hezitim nga ana e liderëve. Më pëlqen fakti se ai po përpiqet të jetë një kandidat konsesnsual. Ai nuk po përpiqet të mbledhë 71 vota, jam i sigurt që edhe mund t’i marrë, por ai po përpiqet të marrë 84 vota”.

Ndërsa në lidhje me Topallin, Ambasadori Amerikan tha topalli është identifikuar gjithmonë me partinë. “Ajo rrjedh nga një familje e persekutuar. Ajo ka qenë shumë e sinqertë dhe shumë pranë bindjeve të saj. Kjo i ka shërbyer shumë sepse ka arritur të bëhet kryetare e kuvendit. Ajo ka shumë karizëm. Çështja është: fakti që ajo ka arritur aty ku është, është për shkakun se është një politikane partiake dhe kjo mund të mos jetë domosdoshmërisht cilësia ideale që duhet të ketë një President”.

                                                                                             2012-05-19 09:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›