Prokurori i Durrësit padit Ina Ramën

Prokurori Dritan Gina akuzon Ina Ramën se ka ndikuar në marrjen e vendimit të paligjshëm të mbledhjes së prokurorëve dhe për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit të prokurorëve që ajo preferonte.
Prokurori Gina i është drejtuar gjykatës pasi pretendon së i është mohuar e drejta e një procesi të rregullt ligjor. Prokurori i Durrësit akuzon kryeprokuroren se mbledhja ka qenë një farsë dhe se Ina Rama u ka mohuar të drejtën për të kandiduar. Sipas tij, zonja Rama ka ndërhyrë në pranimin e kandidaturave për anëtar të Këshillit të Prokurorisë.
Në kërkesë padi prokurori argumenton se e gjithë procedura që nga thirrja e mbledhjes, kandidaturat e përzgjedhura dhe të lejuara, procedura e votimit dhe ajo e zgjedhjes së anëtarëve të rinj ishin në kundërshtim me ligjin. Gina-cituar nga ABC News- arsyeton se Ina Rama në kundërshtim flagrant me ligjin e ka thirrur mbledhjen e prokurorëve një vit me vonesë.
Prokurori i Durrësit Dritan Gina i ka kërkuar gjykatës anulimin e pjesshëm të vendimit të marrë nga mbledhja e prokurorëve për zgjedhjen e këshillit të prokurorëve dhe pezullimin e zbatimit të këtij vendimi deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor të gjykimit. /Start/
2012-05-18 17:18