E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu pas takimit me Ramen Presidenti te zgjidhet ne raundin e pare

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikën Aleksandër Arvizu, pas takimit kokë më kokë me kryesocialistin Edi Rama, ka deklaruar se po ndjek nga afër të gjithë procesin e konsultimeve mes palëve, në funksion të zgjedhjes së Presidenti i ardhshëm i Republikës. Për Ambasadorin Arvizu, zgjedhja e kreut të shtetit përmban një simbolikë të rëndësishme në vetvete, si në rolin e tij kushtetutes, ashtu edhe përsa i përket pavarësisë së pushteteve.

“Ajo çka është e rëndësishme se kushtetua kërkon që presidenti të përfaqësojë unitetin dhe në 100 vjetorin e pavarësisë. Ky proces ka një simbolikë në këtë drejtim, në praktikë ky person është garanti i kushtetutës, ky njeri do të ketë një rol të rëndësishëm se kush do të jete kryeprokurori, kush do të jetë shefi i shërbimit të inteligjencës, kush janë prioritetet kryesore për gjykatësit dhe prokurorët, dhe kjo është shumë e rëndësishme për SHBA-të dhe jam i sigurtë edhe për BE-në. Është e rëndësishme, por është edhe vështirë që të gjesh personin e duhur që mund të plotesojë të gjithë këto kritere”-theksoi Arvizu.

Ambasori amerikan ka apeluar për gjetjen e një kompromisi mes palëve politike, në mënyrë që zgjedhja të arrihet mundësisht që në raundin e parë të votimit.

“Ne e dimë atë që kushtetuta thotë, por më lejoni të jem i drejpërdrejtë, objektivi apo qëllimi duhet të jetë që presidenti të zgjidhet në raundin e parë. Qëllimi nuk duhet të jete zgjedhja e dikujt në raundin e katërt apo të pestë”-tha ai.
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, u shpreh se tashmë nuk ka më vetëm një person të vetëm, i cili mund të vendosë se cili do të jetë Presidenti i ri i Republikës.

“Në këtë pikë ka patur shumë diskutime dhe mendoj se tashmë nuk ka më vetëm një person të vetëm, i cili mund të vendosë më i vetëm se kush do të jetë presidenti i ri i republikës. Duhet patjeter të ketë takime, duhet të ketë një lloj mirëkuptimi në këtë proces, konsensus apo diçka tjetër që unë nuk di si ta quaj, që përfshin zotin Berisha, zotin Rama, zotin Meta e mbase ndokënd tjetër, dhe unë shpresoj se këta lojtarë kryesorë do të marrin në konsideratë atë që dëgjojne nga të tjerët”-u shpreh ambasadori amerikan, ndërsa theksoi se më e rëndësishëm është dialogu në këtë proces.
“Emrat që diskutuam me Ramën janë ato që ju dëgjoni kudo dhe lexoni për to, por ne nuk u fokusuan ekskluzivisht tek emra të caktuar por analizuam për këtë apo atë individ, por më e rëndësishme ështe konsultimi me njëri-tjetrin ajo që sjell në tryezë dhe e rëndësishme është që të gjithë të kenë një qëndrim të përbashkët dhe japin një dore në zgjedhjen e presidentit dhe kjo është e rëndësishme për kombin”-përfundoi Arvizu.

Rama takon Idrizin për zgjedhjen e Presidentit
Po sot kreu i partisë Socialiste Edi Rama u takua me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi. Në përfundim të takimit të dy drejtuesi i mëshuan me forcë faktit se Presidenti i ri duhet të zbatojë Kushtetutën. Por sipas tyre përpara se të ketë një emër për një post të tillë, është i nevojshëm të ndërtohet një proces që të rezultojë me një President konsensuale.
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e vlerësoi takimin me ramin si një moment që i shërbën vendit. Sipas tij, zgjedhja e Presidentit kërkon dialog me mazhorancën për emrin. Por nga ana tjetër, Idrizi bëri publik dhe kërkesën e partisë së tij për një proces të tillë. Në gjykimin e Idrizit, Presidenti i ri duhet t’i kushtojë rëndësi zgjedhjes së çështjes çame.
Ndërkohë që kryetari i PS-së, Edi Rama shprehu gadishmërinë e tij për të bashkëpunuar me forcat e tjera politike me qëllim krijimin e një procesi, fillimisht, gjë e cila do të formulonte dhe mënyrën e zgjedhjes së emrit për një post të tillë.
“Dëshirojmë të shohim çdo mundësi për të krijuar një proces, më pas të shkojmë tek emri. Tek kjo zgjedhje varet integrimi ynë në BE. Presidenti është një garanci më shumë për palët në zgjedhjet e ardhshme, ndaj nevojitet konsensus. Në këtë drejtim ne jemi të angazhuar për të pasur një dialog”, vuri në dukje rama, pas përfundimit të takimit me Idrizin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›