Arvizu: Proces transparent, palet te pranojne rezultatin
Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu vetem pak dite nga mbajtja e zgjedhjeve elektorale ne vend ka theksuar faktin se partneret nderkombetare duan nje proces transparent dhe qe palet te pranojne rezultatit. "SHBA, BE, OSBE/ODIHR, po i vezhgojne keto zgjedhje nga afer dhe menyra sesi do te mbahen ato, do te jete rruga drejt BE-se", theksoi Arvizu. Kjo ka qene deklarate qe ambasadori amerikan u ka bere aktoreve kryesor polik mesditen e djeshme ku mori pjese ne aktivitetin e Keshillit Shqiptar per Marredheniet me Jashte. Nderkohe qe ambasadori amerikan deklaroi se drejtuesit vendor duhet te qendrojne prane zgjedhesve dhe te punojne per interesat e qytetareve.
"Debatet politike dhe qendrimet e ndryshme jane te nevojshme, por nese shkon ne ekstrem mund te krijoje situata te demshme. Eshte detyre per te gjithe partite politike qe te bejne maksimumin ne keto zgjedhje. Ne duam te shohim nje proces elektoral transparent, shpresojme shume qe zgjedhjet te certifikohen dhe nga ODIHR si nje permiresim nga zgjedhjet e fundit ne vend. Pas certifikimit te rezultatit nga KQZ, te gjithe forcat politike duhet te pajtohen me rezultatin e zgjedhjeve", ka qene deklarata e ambasadorit amerikan, Arvizu.
Nga konferenca e Keshillit Shqiptar per Marredheniet me Jashte, ambasadori Arvizu, i ka rikujtuar faktorit politik ne Shqiperi, se rruga drejt Bashkimit Evropian eshte e lidhur ngushte, nga menyra e zhvillimit, perfshire transparencen, e zgjedhjeve te 8 Majit. "Shume shpesh ajo qe une kam degjuar, si nga zyrtaret vendore dhe vete votuesit, eshte se atmosfera tejet partiake ne Tirane, ate qe shpesh ne e quajme ngerci politik, po pengon aftesine e tyre per te ofruar sherbime ne nivel vendor. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe OSBE/ODIHR jane duke vezhguar nga afer keto zgjedhje. Menyra e zhvillimit te ketyre zgjedhjeve do te kete ndikim shume te rendesishem, ne rrugen e Shqiperise drejt BE-se", ka deklaruar Arvizu.
Sipas tij, ODIHR-i ka vleresuar rendesine e ketyre zgjedhjeve duke rene dakord ne dergimin e nje misioni vezhguesish, plotesisht te plote, duke perfshire potencialisht mbi 300 vezhgues afatshkurter. Kjo, per shkak te vleresimit qe edhe pse keto jane zgjedhje vendore, ato kane nje rendesi vertete kombetare, madje kane rendesi rajonale e nderkombetare. Arvizu tha se qeveria e SHBA do te shpenzojne 350 mije dollare ne mbeshtetje te ketyre zgjedhjeve, pergjithesisht per te trajnuar vezhguesit zgjedhore vendore", ka vijuar ai. Nderkohe qe ambasadori amerikan, duke theksuar rendesine e ketyre zgjedhjeve, citoi nje thenie te presidentit Obama. "Ne populli mbajme ne duart tona fuqine per te zgjedhur, udheheqesit tane edhe per te ndryshuar ligjet tona e modeluar vete fatet tona. E perkthyer sipas terminologjise se 8 majit, ajo qe po them ketu eshte qe shqiptaret te dalin te shikojne kandidatet e ndryshem dhe shpresoj te hedhin voten sic duhet", ka thene Arvizu. "Persa i perket rolit te komunitetit nderkombetar, ne menyre specifike Shteteve te Bashkuara, une dua te jem shume i qarte, ne nuk jemi arbitra apo gjykates. Ne fakt, ne nuk kemi rol zyrtar ne keto zgjedhje. Ky rol eshte i rezervuar per komisionet e ndryshme elektorale, ate qendror te zgjedhjeve, si dhe per Kolegjin Elektoral", ka nenvizuar ambasadori. Arvizu i ka cilesuar keto zgjedhje si nje hap i vogel i Shqiperise drejt Bashkimit Evropian dhe integrimit te plote ne komunitetin euroatlantik. Ai ka apeluar per nje debat serioz dhe inteligjent, larg etiketimeve dhe epiteteve jo te kendshme mes politikaneve. Duke u ndalur edhe ne ceshtje te tjera, qe kane te bejne me drejtesine dhe luften ndaj korrupsionit, ambasadori amerikan u shpreh se ai nxit Parlamentin per te kryer ndryshime ne Kushtetute per heqjen e mbrojtjes permes imunitetit.