E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi i trembet "Antimafias": Te ndryshohet ligjin per amnistine

Shoqatat e biznesit i bejne thirrje ne "kor" qeverise, qe te mos e miratoje ligjin e amnistise fiskale pa ndryshuar me pare nenin me te rendesishem te tij, ate qe u jep te drejten tatimeve te kontrollojne sipermarresit pas deklarimit. "Ajo qe ne kerkojme eshte ajo qe denon rende integritetin e sipermarresve pas implementimit te amnistise fiskale, qe eshte garancia qe duhet te ofroje ky ligj per sipermarresit shqiptare", deklaron kryetari i Dhomes se Tregtise, Nikolin Jaka. Luan Bregasi, i cili drejton "Biznes Albania", nje organizate qe permbledh disa shoqata biznesi, thote se ne keto kushte ligji rrezikon te zhvleresohet. "Kjo do te sjelle pasiguri dhe ligji nuk do kryeje misionin e vete",-thote Bregasi. Biznesi i propozon politikes qe te mos nxitoje ne miratimin e ligjit dhe te shikoje rruget per gjetjen e konsensusit, pasi ndryshe procesi eshte i cenuar. "Edhe pozita edhe opozita duhet te gjejne vullnetin qe ky ligj te kaloje me shumice parlamentare, me 84 vota. Kjo do te thote se eshte nje amnisti e plote dhe nuk do te sjelle pasiguri ndaj ketij ligji", nenvizon Bregasi. "Biznesi shqiptar eshte njohur me reagimin e fundit te Ministrit te Financave, Ridvan Bode kur beri propozimin e projektligjit per Amnistine Fiskale. Shoqatat e biznesit e gjejne me vend te reagojne dhe te shprehin qendrimin e tyre te hapur ndaj asaj cfare ministri ka deklaruar per berjen e amnistise fiskale dhe legalizimin e aseteve, pasi nuk mund te ndihen te perfshire si subjekte te ketij ligji nese nuk eshte i garantuar elementi thelbesor i tij, garancia pas aplikimit te ligjit", u shprehen ata. Per biznesin, kater jane shtyllat kryesore qe duhet te respektoje ligji per Amnistine fiskale jane, gjitheperfshirja, tarifa aplikimi te uleta, garancine qe duhet te afroje ky ligj per qytetaret dhe biznesin qe perfiton prej tij dhe krijimi i grantit per biznesin, i cili do te sherbeje per kreditimin e biznesit me kredi afatgjata dhe me tarifa jo me shume se 2 per qind duke pasur prioritet sektoret e bujqesise dhe turizmit, i cili do te drejtohet nga nje bord, ku brenda tij te jene dhe perfaqesues te biznesit.

Kater argumentet e biznesit

Se pari, sigurimi i gjitheperfshires se subjekteve perfitues, si dhe i detyrimeve tatimore e doganore qe do te falen

Se dyti, tarifat e aplikueshme per rivleresimin e aseteve te biznesit duhet te jene dukshem me te uleta, per te siguruar pjesemarrjen e sipermarrjes shqiptare ne proces, propozim qe ne te vertete eshte marre ne konsiderate nga hartuesit e ligjit

Permasa e trete kryesore qe duhet permiresuar ne draft-ligj ka te beje me garancite qe ofron ky ligj si per qytetaret shqiptare, dhe per bizneset qe falen

Deklarimet vullnetare si te qytetareve dhe te biznesit te mos behen indicie nga organet e specializuara te shtetit per kontrolle selektive

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›