Berisha: Betonizimi i Liqenit? Gabova, do anuloj vendimin tim
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha mohoi që të ketë qenë në një gjyq për të dënuar Hysen Shoshorin. Ndërkohë që ai pranoi në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në News 24 se ka gabuar me vendimin për shndërrimin nga zonë sportive në zonë ndërtimi të kompleksit sportiv Dinamo.
Pse nuk u arrit marrëveshja parazgjedhore, që u duk si paqe sociale? Refuzoi PS-ja kërkoi transparencën e zgjedhjeve?
E ftova zotin Rama më 28 tetor t’i dërgojë amendamentet e OSBE-së dhe ODIHR-it. Ata që certifikohen do t’i pranoheshin, por Rama refuzoi për muaj kohë. Zoti Rama më datën 9 maj të paraqesë sërish këto amendamente në ODIHR dhe ne i shqyrtojmë dhe i pranojmë. Natyrisht ndryshime të ligji në prag të zgjedhjeve nuk ka. Rama kërkon kontroll kutive, me frikën e korruptimit të komisionerëve, edhe pse nuk ka paraqitur asnjë provë ndaj tyre. Në një kohë që kutitë hapen në rast se ke fakte për shkelje. Nëse pranojmë hapje kutish pa kontestime, atëherë procesi zgjedhor nuk mbaron kurrë. Në një kohë që një nga kushtet kryesore e komunitetit është mbyllja sa më e shpejtë.
A nuk është shkelur e drejta e privacisë nga Basha që dërgon sms urimi për ditëlindje, kur përdor të dhënat personale?
Zoti Basha ka 100 mijë fansa në Facebook. Janë të gjithë ata që i japin zoti Basha ditëlindjen. Faktikisht ka marrë që të gjitha. Ne përjetojmë facebook maninë. Zoti Basha ka një komunikim të paprecedentë dhe ka një ekip shumë të fortë. Këta fansa që festuan 100 mijëshen, këta janë burimi kryesor i të dhënave. Edhe unë dërgova në 2009 mesazhe për zgjedhje. Sot është data 12, të kesh në një hark kohor kaq të shkurtër 100 mijë fansa në Facebook duhet të jesh jashtëzakonisht i lumtur. Bashomania në Facebook është bërë fenomeni numër një.
Nëse Rama do kërkojë hapjen e kutive s’do hapen?
Do zbatohet ligji. Nuk shprehemi as për hapje dhe as për mos hapje. Ka një ligj që e kemi miratuar me konsensus me zotin Rama. Në rast se ka kontestime ka Gjykatë. Rama kishte të drejtë t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese dhe më pas t’i drejtohej Gjykatës së Strasburgut.
Si e gjykoni punën e KQZ-së?
KQZ-ja ka fituar prestigj dhe reputacion të madh, si në 2009 dhe në këtë periudhë. Fakti që u rikthyen është pozitiv.
Tek fleta e votimit, vetëm inicialet e koalicionit për Zotin Rama dhe te PD është përfshirë me partitë e koalicionit? Si e gjykoni?
Me sa di unë edhe ne kemi shkuar në Gjykatë për fletën e votimit. Sinqerisht ne prisnim një fletë ndryshe. Ne i jemi drejtuar kolegjit dhe zoti Rama t’i drejtohet kolegjit. Ne besojmë se kishim të drejtë.
Kohë më parë keni treguar se Ristani ishte i bindur ndaj jush. Ju thatë ta shtyjmë ta anulojmë djegien e anuloi KQZ?
E bëri ndaj spektrit politik, edhe në respekt të opozitës, si aksionere shumë e rëndësishme në procesin zgjedhor. Unë u shpreha këtu kishte një mundësi dhe interes për opozitën, por nuk e shfrytëzoi atë.
Çfarë keni revizionuar ju në këtë fushatë?
Ti e sheh se s’ka më replika. Unë merrem vetëm me qytetarin.
S’do i sulmoni më institucionet e pavarura siç keni bërë me presidentin dhe prokurorin?
Për mua ekziston vetëm qytetari. E deklarova se ata janë kryeministra dhe presidentët e mi. Një lider nuk mund të jetë bos, një lider mund të qëndrojë i tillë vetëm një partneritet me qytetarët e tij. Një lider riparon në këto fushata në takime me qytetarët.
Pra, ju keni vendosur që të ndryshoni?
Ky është pluhur që duhet hequr sepse jemi në një zgjedhje për qeverisjen vendore. Kusht i suksesit që t’i dëgjojë ata dhe t’i vendosë prioritetet. Kjo kërkon të kesh disa koncepte që të pranosh që të udhëhiqesh dhe që je partner me ta. Përndryshe merr zotin Rama. Skaneri flet vetë, ligjërata, paragjenizma nga maja e thatë. Asgjë dhe asnjë impakt me qytetarin. Për të pasur një zhvillim të njohim gabimet.
Çfarë gabimesh keni bërë, do i shpallni ato?
Absolutisht një seri gabimesh, disa janë shpallur, disa janë shënuara. I shpallim nuk e kemi problem. Kundërshtari im po shkon drejt një fundi të ri. Klitha kurrë më, nëse gjen më. Është sens i madh ndryshimi, por jo plumba. Të marrësh krahët e korbit dhe ta shndërrosh në moto të fushatës ajo është një lloj si ta tretësh fushatës. Të bërtasësh kurrë më, rruga e vetme, kur t’ia bën këtë një popullsie që ka vuajtur. Ti paraqitësh shqiptarëve rrugën e vetme është katastrofë.
Tre herë ju ka mundur në Tiranë?
Kush tha. Të flasim realisht. Zgjedhjet e vitit 2000, por të lexosh zgjedhjet nuk kanë qenë të lira. Janë cilësuara si të dënuara me vdekje. Në 2003, faktikisht i fitoi PD-ja, Rama me një bandë më të rrezikshme në Evropë rrëmbeu 138 kuti për tre ditë me radhë i mbajti dhe më pas i çoi në zonat zgjedhore. Në 2007 na rezulton të ketë përdorur një seri mekanizmash, por më mirë të arkivohen ata, janë të shumta. Kësaj here do të ndahet me Bashkinë, me sa shoh unë e ka kuptuar dhe ai vetë.
Cili është qëndrimi juaj në lidhje me këtë akuzë të bërë nga Hysen Shoshori?
Nuk kam qenë kurrë në asnjë proces gjyqësor gjatë gjithë jetës sime as civile dhe as penale, e dyta nuk e njoh fare këtë hallexhi. Njerëz të cilët për arsye të ndryshme bëjnë deklarata të ndryshme ka sa të duash. Këto ditë kryeredaktori i gazetës sime, më ka kërkuar dhe më ka thënë që i biri tij do të bëjë një deklaratë ku të thotë se janë trillime. I them mos u merr fare me të sepse nuk kam qenë asnjëherë në gjyqe. Kjo është një fantazi më vulgare, nuk e di në është i dehur apo jo, nuk e di se në çfarë gjendje psikike është nuk merrem me të.
Bëhet pjesë për 1975?
Jo nga viti 1975, por që nga 1944, viti kur kam lindur s’kam qenë në asnjë sallë gjyqi.
S’jeni kurioz ta prisni këtë njeri në zyrë?
Nuk mund të kem asnjë kuriozitet dhe të shpenzoj qoftë dhe një sekondë unë, si ky mund të dalë një tjetër.
Ka qenë në burg për 25 vjet?
Ky dhe shumë të tjerë janë dënuar më shumë se 25 vjet. Nuk kam qenë kurrë në jetën time në sallë gjyqi. Cili është statusi i tij. Ky është një manipulim që bëhet me fjalën e tij. Është një deklaratë që është bërë qëllime të tjera. Ju thashë i biri është i gatshëm të deklarojë se kjo nuk qëndron.
Zoti Basha deklaroi se është kundër Piramidës?
Tani kemi një zhvillim. Po si nuk do prishet piramida. Do bëni lajm me Piramidën. E rëndësishme që vepër arkitekturore do të ndërtohet. Në qendër të Tiranës është ndërtesa që e krahason Tiranë me Ulan Bator, është në gjendje të tillë. Po fillon një erë tjetër, era e Tiranës së re, e këtij shekulli.
Zoti Basha shkau me deklaratën e Piramidës, apo thjesht për të treguar se nuk është ushtar i juaji?
Ato çka thotë Basha i ka bindje. Ai është një bashkëpunëtor i imi. Mendimin e tij e shpreh në mënyrën konstante siç e ka vetë, do të ishte e gabuar se e ka të stisur ose të gabuar. Qeveria ka mendimin e vet, zoti Basha e deklaroi mendimin e tij. Ai nuk përfaqëson mendimin e qeverisë.
A mendoni se është truk elektoral që bën, se votoi për shembur Piramidën në parlament dhe në qeveri?
Absolutisht jo, ka rregulla në votimin në Parlament. Ne nuk kemi të zgjedhur si në Parlamentin britanik, por ai funksion dhe si vendim shumice. Është shumë i radhë përjashtimi, jo vetëm në Parlament. Besoj që e ka të vetin mendimin e tij.
Një mendim ndryshe nga ju, edhe te stadiumi Dinamo?
Te kompleksi i Dinamo ai tha shumë të drejtë.
Keni firmos vetë në KRTRSH, ka qenë edhe Basha vetë ministër?
Nuk do të thotë se jam i pagabueshëm atëherë. Kam pasur një parim që të mos u ndërhyj qeveritarëve vendorë, me ligj. Qeveria nuk është administratore, është pushteti vendor.
Si te Zogu i Zi ndërhytë kundër pushtetit vendor?
Shpëtova Tiranën.
Ndërhytë te pushteti vendor?
Sepse ishte i paligjshëm, ka një vendim, kishte marrë vendimin e KRRTRSH-së. Ky këshill nuk ka abuzuar për pushtetin vendor. Ky është një veprim ekzekutiv.
Çdo bëhet me kompleksin Dinamo?
I ka kaluar ministrisë së Kulturës dhe do i vihet në dispozicion të qytetarit.
Pra do ta anuloni vendimin e gabuar që keni marrë?
Natyrisht do anulohet vendimi i gabuar. Dhe natyrisht cilido të ishte kryetari i bashkisë do ta plotësoja. Nuk jam unë administratori i territorit. Nuk ka gjë më qesharake një gjë e tillë. Në rastin konkret edhe vendime të tjera mund të sjellë zoti Basha, se mund të jenë bërë hapa të gabuara. Unë nuk do bëj hap më tej ka thënë Basha pa rishqyrtuar planin e rregullimit të territorit. Është gjëja më jetike. Nëse nuk do të bëhet, ky qytet do të bëhet plan dhe beton.
Pra, do të vihen vetëm ky parim, të kompensohen në mënyrë të njëtrajtshme apo do ketë zhvendosje?
Nuk jam unë për kryetar bashkie, por ky parim është më themelor që qyteti të jetë i përmasave më njerëzor, të ketë parqe, lulishte dhe përmasat më njerëzore. Kjo zhduk çdo lloj lobimi dhe ndikimi të dhunshëm. Qytetarëve të Tiranës u janë marrë firmat me dhunë, pronat me dhunë. Kjo qetëson gjithçka. Plani zgjidh gjithçka. Zoti Rama 11 vjet nuk solli asnjë plan.
Ka katër vjet që u ka sjellë?
Absolutisht jo. U mungon platforma, e mori dhe nuk e ktheu, sepse i mungonin njollat.
E akuzoni që e ka betonizuar Tiranë, ndërsa KRRTR e kontrolloni ju?
Ka dhënë 178 leje ndërtimi nga viti 2006. Nuk e kemi kontrolluar ne këshillin. Procesi i betonizimit merr fund nëse miraton plani mbi bazën e këtij parimi.
Ngjan fushata e Bashës me zotin Ngjela, ku uji e fut në treg kur atë e kontrollin ministria e Punës jo bashkia?
Janë qartësisht të ndryshme, aq sa është i ndryshëm Basha me Ngjelën. Basha ka nxjerrë disa pika çështje, që nuk i ka zgjidh kurrë ndonjëherë ndonjë kryebashkiak i Tiranës në këto vite, punësimin.
Ju keni bllokuar unazën e Tiranës?
Absolutisht jo. Zoti Rama thotë më bllokon këshillin bashkiak. Sa mbledhje ka marrë pjesë vetëm një.
Keni bllokuar buxhetin si në Korçë në Durrës?
Absolutisht jo, kam kërkuar kompromis. Ai që nuk pranon kompromis është zoti Rama. Ai nuk pranon asnjë amendament, shihni se si u votua buxheti në senatin amerikan. Ai nuk pranoi kurrsesi shqyrtimin e buxhetit kur ai ishte në pakicë kishim dy alternativa, asnjë nuk i pranoi. Rama për shkaqe të mirëfillta politike nuk ka pranuar bashkëpunimin me qeverinë.
Pse nuk ia keni dhënë fondet?
I kemi dhënë trefishin, por i ka shndërruar në rroga. Të garantoj se sikur gjysmën t’i shndërronte në rroga e gjysmë në investime, do të kishte rrugë të shtruara në Tiranë.
Sa i keni dhënë në shifra, jo me truke?
Flas pa truke, grantin e ka 1 miliardë e 500 milionë të reja, e ka pasur 3 milionë. Taksa e pasurisë. Nuk ka në Shqipëri më të pasur se Tirana, e merr zoti Rama atë. Biznesi i vogël, ne i kaluam të plotë taksën e biznesit të vogël bashkisë, pa u rikuperua ulja e taksës.
Po nëse rizgjidhet për herë të katërt Rama çfarë do të thoni?
Qytetarët e Tiranës nuk votojnë kundër votës së tyre. Zoti Rama e ka realizuar, por përpiqet të imitojë rivalin, por është i pashpresë
Ndryshimet në qeveri kur do i bëni?
Para datës së zgjedhjeve, do i bëj këto ditë. Akoma nuk kam arrit në mënyrë përfundimtare për ndryshimet. Kam shumë të vështirë, kam kandidatë të shumtë. Mundet që edhe brenda kësaj jave mund t’i bëj këto ndryshime.
Raportet me aleatët në qeveri?
S’kam ndërmend të ndryshoj raportet me aleatët në qeverisje.
U shty regjistrimi popullsisë për shkak të zgjedhjeve?
U shty jo për shkak të zgjedhjeve, por financues është BE-ja dhe kërkoi një gjë të tillë. Dhe është shumë i drejtë, sepse pushteti vendor po merrej me zgjedhjet.
Asgjë nuk ndryshon, as formulari për kombësinë?
I kam ndjekur diskutimet. Nuk mund të them do ndryshohen ose, do të rishqyrtohen. Jam i bindur se standardet evropiane janë në interes të shqiptarëve, edhe ato nuk i cenojnë ato.
Nuk parashikohet deklarimi i kombësisë?
Dakord do të shikohet, por një gjë do të them se do të jenë sipas standardeve ndërkombëtarëve. Nëse është një standard dhe nuk tërhiqemi se është në interes të qytetarëve shqiptarë.
Çmendim keni ju vetë?
Jam një admirues i historisë. Kam një konkluzion të palëkundur se shqiptarët kanë diskutuar për bukën e gojë e shumë komplekse të tjera, por s’kanë pasur kompleks infioriteti për të deklaruar kombësinë e tyre. Ky komb nuk e ka këtë kompleks të tillë, ta shohë të kërcënuar identitetin e tij.
Me marrëveshjen e ujërave çfarë do bëhet?
Do zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo nuk është e diskutueshme.
Kanë nisur negociatat apo jo?
Është një vendim që problematikën e trajton në mënyrë, konsultime është e mirë për ta zgjidhur, unë mendoj se do shkohet drejt një zgjidhjeje
Ka presion ndaj Athina për një gjë të tillë?
Nuk mund të ketë presion nga Athina për një gjë të tillë, përderisa ka vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Regjistrimi dhe kufijve janë kushte për NATON dhe BE?
Absolutisht jo s’kanë qenë kushte nga Greqia.
Nga ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve, a është bërë një sugjerim që zgjedhjet lokale të jetë një lloj testi, nëse i fitoni ju vazhdoni të qeverisni dhe në të kundërt zgjedhje të parakohshme?
Absolutisht jo, as edhe një emisar i vetëm nuk e ka dhënë një gjë të tillë. Kjo është e qartë si kristali. Zgjedhjet e përgjithshme, kushtetuta e ka përcaktuar se kur vendi bën zgjedhje të përgjithshme. Java e fundit e qershorit 2013 do të jetë java e zgjedhjeve të përgjithshme. Unë e solla në PS Edi Ramën.
Si e solle në PS?
Sepse unë fitova ndaj Edi Ramës, ai mendoi se kjo është koha e tij në PS. Ai bëri rotacionin dhe erdhi Rama.
(News24/BalkanWeb)