Pranga dy policëve grekë,kalonin emigrantë shqiptarë
ATHINE- 2 policë grekë janë kapur në pikën kufitare të Kristalopigjisë (pranë Kapshticës) dhe akuzohen për transferimin e emigrantëve shqiptarë të paligjshëm. Dy policët e gardës, 20 dhe 21 vjec u kapën dje në mbrëmje duke u përpjekur të transferonin në brendësi të tokës greke (në Athinë) me automjetin e njërit prej tyre, një emigrant të paligjshëm kundrejt shumës 450 euro, sipas dëshmive të këtij të fundit. Emigranti i paligjshëm kishte kaluar në këmbë kufirin shqiptaro-grek.
Policët iu konfiskuan 2 kolegëve të tyre dy armët e shërbimit me tridhjetë dy (32) fishekë, automjetin dhe aparatët celularë.
Kundër dy punonjësve të policisë greke dhe emigrantit të paligjshëm shqiptar është ngritur akuza nga prokuroria e Kosturit. Ndaj 2 punonjësve të policisë do kryhet edhe një hetim administrative.
(BalkanWeb)