Arvizu: Pse duhet të votoni? Që të bëheni pjesë e demokracisë
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje.
Në një mesazh të postuar në rrjetin social, Twitter, ambasadori thotë se arsyeja pse njerëzit duhet të votojnë është që të bëhen pjesë e demokracisë.
Periudha e zgjedhjeve këtu në Shqipëri. Është një moment emocionues. Pse duhet të votoni? Që të bëheni pjesë e demokracisë, shkruan Arvizu.
Ambasada amerikane është përfshirë në një fushatë ku u bën thirrje njerëzve që të dalin të votojnë për një të ardhme më të mirë.
Shtetet e Bashkuara janë angazhuar edhe me ndihmë financiare në mënyrë që këto zgjedhje të jenë sa më të lira dhe demokratike./ep