Berisha merr në telefon Elhaida Danin dhe ajo i uron suksese
Ashtu siç është bërë zakon tashmë, kryeministri Berisha nuk lë rast pa shfrytëzuar arritjet e ndonjë artisti apo sportisti shqiptar nëpër botë. Kështu ka vepruar edhe me Elhaida Danin, e cila fitoi The Voice of Italy. Nuk është mjaftuar me një përshëndjetje në Facebook, por e ka marrë atë në telefon. Dhe, sipas Kryeministrisë, edhe Elhaida i ka uruar Berishës suksese për zgjedhjet.
Kryeministri Berisha uroi gjatë një bisede telefonike, këngëtaren Elhaida Dani, e cila pas një konkurrimi të fortë dhe të bukur, mbrëmë u shpall Voice of Itali.
Kryeministri i tha këngëtares se me zërin e mrekullueshëm dhe interpretimin e shkëlqyer elektrizoi publikun shqiptar dhe atë italian.
Me suksesin e jashtëzakonshëm në atdheun e këngës dhe muzikës, mbrëmë bëre krenarë të gjithë shqiptarët, e uroi Kryeministri.
Nga ana e saj, Elhaida e falenderoi me përzemërsi Kryeministrin Berisha dhe i uroi suksese, thuhet në një njoftim të Kryeministrisë./b.l